E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjaket Tiranë-Durrës, një vdes dhe 3 plagosen

Tiranë, 28 Janar NOA Një person gjeti
vdekjen dhe tre të tjerë kanë marrë plagë serioze pasi u përfshinë në një
aksident rrugor që ndodhi në superstradën Tiranë-Durrës. Viktima është Elton Vishaj, 23 vjeç, me banim
në Tiranë, sakaq bëhet e ditur se janë plagosur edhe dy persona, emrat e të cilëve
nuk janë konfirmuar, e po ashtu plagë më pak të rënda ka marrë drejtuesi i
mjetit të tonazhit të rëndë.

Policia shkoi në vendngjarje, dhe konstatoi se
makina tip Benz ishte përplasur me një autobot, pak pasi ky i fundit ishte përplasur
me një masiv betoni që përdoret si korsi-ndarës dhe e ka thyer atë duke ngecur.

Në momentin që Benzi që ju shihni në foto, është
përpjekur të shmangë përplasjen me autobotin, nuk ia ka dalë dot, duke marrë
goditje në pjesën e pasme dhe përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Policia dyshon se humbja e kontrollit të
mjetit erdhi për shkak të ndalimit të autobotit pasi kishte pësuar aksident,
shpejtësisë së pakontrolluar dhe palimituar dot në çastet e fundit nga vetura
dhe rruga me lagështirë për shkak të reshjeve, gjithsesi, hetimet do të vazhdojnë.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›