Përzgjidhen nxënësit e shkëlqyer në shkollat e mesme
02/04/2009 Olimpiada e Fizikës
Pas testimit të zhvilluar te nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin janë përcaktuar tashmë dhe 7 nxënësit me të mirë, që etiketohen ndryshe si fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Fizikës. Për nxënësit e viteve të katërta tre më të mirët janë “Lorela Cano, 55 pikë, çmimi i parë, shkolla e mesme “Aulona”, Vlorë; Deviol Sardi, 47 pikë, çmimi i dytë, shkolla e mesme “A. Z. Çajupi”, Tiranë; Armil Rako, 43 pikë, çmimi i tretë, shkolla e mesme “Qemal Stafa”, Tiranë. Ndërkohë që për vitet e treta nxënësit më të mirë janë shpallur “Ergys Zgura, 48 pikë, çmimi i dytë, shkolla e mesme “Naim Frashëri”, Durrës; Erand Mulla, 48 pikë, çmimi i dytë, shkolla e mesme “Hasan Tahsin”, Sarandë. Njëkohësisht zhvillimi i kësaj olimpiade ka përcaktuar dhe dy nxënësit më të mirë për vitet e dyta të shkollave të mesme, ku janë shpallur “Jeta Limani, 60 pikë, çmimi i parë, shkolla e mesme “Hydajet Lezha”, Lezhë; Viola Kuqi, 35 pikë, çmimi i dytë, shkolla e mesme “At Shtjefën Gjeçovi”, Laç”. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet drejtorive arsimore rajonale organizon çdo vit pesë olimpiadat kombëtare (në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, biologji dhe letërsi). Nga këto konkurse çdo vit spikatin dhe nderohen me çmime rreth 150 nxënës të talentuar të moshave nga 14 deri 18 vjeç. Ndërkohë vendi ynë deri më sot ka marrë pjesë në 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botërore.