E Shtunë, 31 Tetor 2026

Picher: Shteti shqiptar, jo funksional

Studiuesi gjerman

Studiuesi gjerman, Robert Pichler, profesor nga Universiteti i Gracit, ka deklaruar gjatë një referati të mbajtur në Berlin se Shqipëria po vuan mosfunksionimin e shtetit dhe luftën plot pasion për pushtet midis partive rivale. Pichler ka folur për dimensionin e shtuar të shqiptarëve në tri shtetet përkatëse në Ballkan: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në referatin e Pichler, i cili bëhet i ditur nga radio “Dettsche Welle”. Theksohet se “Nga njëra anë kemi shtetin shqiptar me mungesën e stabilitetit politik dhe problemet sociale dhe ekonomike. Shqipëria postkomuniste ka pasur zhvillime turbulente, me specifikë migracioni dhe është prekur si asnjë vend tjetër në Europën Juglindore prej tij. Në ish-territoret jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës, përveç problemeve sociale dhe ekonomike, është prezent edhe dimensioni nacional i çështjes shqiptare.

Vitet e fundit kemi pasur krijimin e një shteti të dytë shqiptar, që është deklaruar multietnik, por që në fakt sa i përket shumicës së popullsisë dhe politikës e kulturës, shihet më shumë si shtet shqiptar. Ky shtet ka pavarësinë, por nuk është ende në gjendje të reagojë si sovran. Në Maqedoni kemi pasur ndërhyrjen nga jashtë për të mposhtur konfrontimet ushtarake. Nga ana shqiptare, dhuna u quajt legjitime për marrjen e të drejtave politike. Marrëveshja e Ohrit, gusht 2001, u bë baza për plotësimin e kërkesave shqiptare për shmangien e konfliktit, por marrëveshja nuk kapërceu ndryshimet sociale midis popullsisë shqiptare dhe maqedonase. Sa i përket anës politike në Kosovë dhe në Maqedoni, kemi të bëjmë me çështje virulente statusi. Kurse në Shqipëri, kemi të bëjmë me mosfunksionimin e shtetit dhe luftën plot pasion për pushtet midis partive rivale. Në të tri shtete kemi marrëdhënie ambivalente me institucionet shtetërore, te të cilat nuk kihet shumë besim. Këtyre u shtohen problemet sociale dhe ekonomike në të gjithë rajonin, papunësia e lartë, varësia ndaj të ardhurave të emigrantëve. Teza e dr. Robert Pichler është se zhvillimet e ndryshme, në kuadër të kontekstit shqiptar, shtetit shqiptar dhe jashtë shtetit shqiptar mund të trajtohet vetëm në mënyrë historike. E rëndësishme është të tregosh se ka pasur procese të ndryshme, kështu që ideja e krijimit të menjëhershëm të një shoqërie shqiptare në Europën Juglindore duke pasur parasysh këto zhvillime historike nuk është më koherente.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›