Piktori Dule ekspozitë personale në Muzeun Kombëtar

Një ekspozitë tejet interesante është celur në Muzeun Historik Kombëtar nga piktori Parid Dule. 51 punime ndër të cilat piktura në vaj, grafikë dhe vizatime i janë ofruar publikut kryeqytetas. Figura e femrës dhe ngjyrat duket se zënë vendin kryesor në pikturat e tij. Dule e sheh femrën si një frymëzim të vazhdueshëm. Nuk mungojnë në këto ekspozita as piktura me tema historike dhe portretet.
"Më ka pëlqyer gjithmonë portreti, figura femërore, e cila prezanton të bukurën, ndjeshmërinë, qetësinë. Ngjyra më pëlqen shumë, më pëlqen mënyra se si ajo vjen tek figurat, sic vjen në peisazh, apo edhe në portret. Keshtu qe, ndoshta është dhe nga atmosfera familjare, sepse dhe im atë ka shumë ngjyrë në pikturë", thotë piktori Parid Dule. Parid Dule ka prezantuar më parë ekspozita në Itali dhe Angli, ndërsa kjo është ekspozita e parë personale e tij.
Vilma Masha < I mëparshmi