E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset rëndë një 25-vjeçar

Berat

Përplasja e dy mjeteve në rrugë ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një 25-vjeçari nga fshati Lapardha në Rrethin e Beratit, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Burime të Policisë së Beratit bëjnë me dije se dje, rreth orës 19:00 të pasdites u bë ndalimi i Namik Gremshit, 51 vjeç, banues në fshatin Palikësht. Ai akuzohet se pasditen e djeshme ka shkaktuar një aksident si pasojë e të cilit është plagosur Ervin Qypi, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ekspertët e policisë rrugore që mbërritën në vendin e ngjarjes deklaruan se shkak i këtij aksidenti është bërë shkelja e rregullave nga ana e 51-vjeçarit Gremshi, që drejtonte një fuoristrada.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›