E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Ngjarja e Peqinit, aksidentale

Hetimet

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Peqinit dhe policia ka bërë zbardhjen e plotë të saj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se nga ekspertiza, rezulton se ngjarja cilësohet vetëvrasje dhe vetëplagosje. Kështu, viktima Erjon Daja është vetëvrarë me armën e zjarrit, me të cilën është vetëplagosur edhe Sami Hasa. Po sipas burimeve në fjalë, ka rezultuar se viktima Erjon Daja ka shkuar në banesën e Blerim Hasës, i cili banon në Itali dhe banesën e tij ia ka lënë në ruajtje vëllai të tij, Sami Hasa. Daja 40-vjeçar, duke pastruar një armë zjarri e tipit pistolete, të cilën e mbante pa leje ka qëlluar veten aksidentalisht. Sakaq, Sami Hasa i cili ka marrë armën në dorë ka qëlluar veten. Hasa aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe duke qenë se është jashtë rrezikut për jetën u arrestua nga ana e policisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Sidoqoftë, policia në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Elbasanit nuk i ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje, edhe pse është klasifikuar aksidentale.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›