Policia Rrugore, 3.070 gjoba ndaj shkelësve të qarkullimit
Policia Rrugore vazhdon nga puna për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve në rrugët e Tiranës. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë e përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Kështu, vetëm ditën e djeshme në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur 3.070 masa administrative me vlerë 3.740.100 lekë dhe janë pezulluar 18 leje drejtimi. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik në punën e saj dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor.