E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta Shqiptare; 180 mijë legalizime dokumentesh në Ministrinë e Jashtme



Posta Shqiptare ka marrë 180 mijë aplikime për legalizim dokumentesh në Ministrinë e Jashtme në 11 muaj. Shërbimi i legalizimit, që kryhet nga posta, ka sjellë një sërë lehtësish për qytetarët. ”Posta Shqiptare vazhdon të mbetet lider në tregun e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe për këtë, më së miri flasin shifrat. Ndonëse tashmë jo e vetme sa i përket legalizimit të dokumenteve të MPJ-së, 180 mijë veprime legalizimi të kryera në harkun e 11 muajve në zyrat postare konfirmojnë epërsinë e kompanisë në treg. Qytetarët shqiptarë dhe të afërmit e tyre që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, besojnë te Posta Shqiptare. Infrastruktura dhe personali i shërbimit ofrojnë për ta shpejtësinë, garancinë, lehtësinë në procedurat e legalizimit të dokumenteve. Nëse do të rikthehemi në kohë, para dy vitesh në sportelet e zyrës konsullore të MPJ-së kishte radhë pa fund të qytetarëve, të cilët kërkonin të legalizonin dokumentet e tyre”, – deklaroi zyra e shtypit e Postës Shqiptare. Shërbimi i postës për legalizimin e dokumenteve ka nisur vitin e kaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›