E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy vëllezërve, rrahin emigrantin

GJIROKASTËR- Debatojnë për motive të dobëta, ushtrojnë dhunë mbi emigrantin. Dy vëllezër nga fshati Valare në rrethin e Gjirokastrës janë ndaluar, pasi kanë goditur me mjete të forta një shtetas e më pas kanë kundërshtuar edhe uniformat blu.
Shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar në mes të qendrës së banuar, shtetasi Dhimitraq Tore është bërë shkak i një debati ndërmjet tij dhe shtetasit Miklovan Ngjelina.


Mësohet se ky i fundit i ka tërhequr vëmendjen për të mos udhëtuar me shpejtësi, pasi mund të shkaktonte ndonjë aksident. Kaq ka mjaftuar që debati të shkonte në konflikt. Në vendngjarje është afruar edhe Lordjan Ngjelina, i cili bashkë me të vëllanë, kanë qëlluar Toren.


Ndërkaq, mësohet se dy vëllezërit kanë kundërshtuar edhe forcat e grupit të gatshëm, që kishin shkuar për të ndërhyrë në konflikt. "Shtetasit Miklovan dhe Lordjan Ngjelina kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së grupit të gatshëm me qëllim shmangien e shoqërimit të tyre për në polici.


Në ndihmë të forcave të policisë që ishin në vendgjarje kanë shkuar edhe forca të tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku konform ligjit është bërë shoqërimi i tyre forcërisht për në ambientet e komisariatit", ka theksuar më tej Mullai.


"Plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim" dhe "kundërshtim i punonjësve të Policisë të rendit publik kryer në bashkëpunim", janë akuzat që rëndojnë mbi dy vëllezërit Ngjelina, ndërsa mësohet se shtetasi Dhimitër Tore është transportuar për në spitalin rajonal "Omer Nishani" për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe sipas mjekëve ka dëmtime të lehta në trup, por pa rrezik për jetën.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›