E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton disa ligje me rëndësi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar ditën e djeshme disa ligje me rëndësi, të cilat kanë kaluar në Kuvend. Në listën e dekreteve janë ligji për turizmin, i cili vendos standarde të reja në fushën e turizmit, si dhe do të penalizohen me 100 për qind të vlerës së investimit të gjithë ata që kanë abuzuar me ndërtimet në bregdet. Njëkohësisht, Presidenti Topi ka dekretuar edhe ligjin për stomatologjinë, i cili vendos standarde të reja në këtë fushë. Ky ligj i qeverisë përcakton se të gjithë shtetasit nën moshën 18 vjeç do të kenë shërbim falas stomatologjik. Presidenti ka dekretuar edhe ligjin për dërgimin e disa trupave shqiptare paqeruajtëse në Çad, në kuadër të marrëveshjeve që ka Shqipëria me NATO-n.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›