Presidenti duhet të paraqesë edhe 8 dekrete për gjykatat
Muaji shtator do të sjellë edhe përplasjen e radhës mes mazhorancës parlamentare dhe Presidenti Bamir Topi për sa u përket emrave të rinj të kandidaturave që ai do të sjellë për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Kështu, Presidenti pritet të sjellë në komisionin e Ligjeve edhe katër kandidatura për anëtarë. Këtu shtohet edhe dekreti që Presidenti pritet të sjellë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, Presidenti pritet të sjellë në Parlament edhe tre emra për anëtarët e Gjykatës së Lartë, pas rrëzimit që iu bë dy prej kandidaturave të tyre. Por, ndonëse numrit të lartë të dekreteve që Presidenti duhet të paraqesë, këto gjykata të rëndësishme mund ta vazhdojnë punën e tyre sipas ligjeve në fuqi dhe të mos krijojnë bllokime edhe pse një pjese të anëtarëve të tyre u ka mbaruar mandati.
#