E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca, burgim të përjetshëm për vrasësin e dy policëve



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Afrim Hasanin, i akuzuar për vrasjen e dy punonjësve të policisë së Qarkut të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur më 24 mars të vitit 2009 në fshatin Shënmëri të rrethit të Kukësit, ku si pasojë e plumbave mbetën të vdekur policët Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha. Sipas akuzës, 35-vjeçari Hasani ka qenë i përgjegjshëm gjatë kryerjes së krimit. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë, sipas prokurorit të çështjes, Ardian Nezha, ka qenë një konflikt i lindur për shkak të detyrës. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, ai ka renditur provat, të cilat paraqesin fajësinë e të akuzuarit. Nga ana tjetër, vetë 35-vjeçari e ka pranuar autorësinë e këtij krimi të rëndë. Hasani akuzohet për kryerjen e pesë veprave penale. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij i ka kërkuar trupit gjykues kohë për t’u përgatitur për konkluzionet përfundimtare. Trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të zhvillohet në datën 17 dhjetor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›