E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet një "8 Nëntor" për bashkimin e Partive të Majta

(Po rolin e Enverit kush do ta luajë?)
Pirro PRIFTI
Nuk mund të rrihet pa qesëndisur disintegrimin e Partive të majta, disintegrim apo më mirë fermentim, i cili ishte penguar nga liberal-anarkisti Nano deri në një farë shkalle bazuar në përvojën e pasur të tij në amalgamimim me sukses të ish- komunistëve të thjeshte e të hutuar nga hataja që ndodhi pas viteve 90-91 me ish- nomeklturistët e kuq shfrytëzues e fodullë që atëherë (ndaj kategorisë së mësipërme por edhe ndaj klasave armike), sigurisht të orientuar mirë nga Pleniumi i fshehte e i fundit i Ramiz Alisë, i cili pranoi më në fund orientimin perëndimor por me disa kushte apo me mirë pengesa që ai i quajti kalim i ngadaltë e pa gjakderdhje në kapitalizëm nga socializëm- e ruajti të paprekur Partinë Socialiste deri në 2003 (kurse pas 3 korrikut 2005 pasi dha dorëheqjen megjithë largimin e improvizuar të LSI).
Ngjarjet që rrodhën më pas, duhet të ishin ngjarje që duhet të ndodhnin 18 vite më parë me një skenar më të thjeshtë e më të ndershëm të katarsisit të PPSH-PS, por për fat ë keq, sita e pastrimit të plehrave po e bën punën tani pas 18 vitesh e me dhimbje pastrimin e ish- Partisë së Punës (që sot mban emrin Partia Socialiste), një pastrim midis hipokrizisë nostalgjike dhe urrejtjes së zhgënjimit të elektoratit të majtë. E megjithatë ish- komunistët e thjeshtë, bijtë e bijat e tyre, nipat e tyre, mbetën më të ndershëm, sepse shumica dërrmuese e tyre ishin ata që së bashku me popullin punuan dhe vuajtën pasojat pikërisht për të realizuar idetë utopike socialiste, të cilat përveçse utopike u manipuluan paturpësisht nga drejtuesit konservatorë komunistë, por që u transmetuan dhe u vazhduan me përpikmëri nga brezi i ish- nomeklaturistëve të kuq, atyre njerëzve të cilët u mësuan "si ti bënin dredha plumbit" nga vetëtimat e diktatorit, të cilët mësuan se si të tregoheshin servilë me eprorët dhe shtypës të paskrupuj ndaj inteligjencies punëtore e fshatare që punonte njëlloj si klasa punëtore dhe fshatarësia punonjëse. Pra ndjeu deri në fund zhgënjimin e një ëndrre apo iluzioni që nisi ashtu siç nis një dashuri e pastër midis dy të rinjsh pa eksperiencë dhe përfundoi si një histori e ndyrë e banale e tradhtisë së një burri të martuar me një virgjëreshë që rrënon veten nga kjo lidhje. Historia e trishtuar e një sistemi iluzionit  nisi me besimin ndaj një zhgjëndrre, dhe ndodhi ashtu si tha Jezu Krishti 2 mije vjet më parë: "nga fundi...do vijnë kohëra kur profetët e rremë do bëjnë mrekullia aq sa do të arrijnë të gënjejnë dhe besnikët.. por mos u mashtroni..,.".
Historia e transformimit të PPSH në PS dhe më pas ndarja (në disa bija që do ti shohim se si do të jenë), i ngjan një ndarje jo si midis bijve dhe babait të tyre, por i ngjan një konflikti pas dasmës midis sazexhinjve të dasmës që ndahen duke u  rrahur e duke u sharë për turp të dheut, ngjan me një histori që mbetet me plot kuptimin e fjalës Historia e Mashtrimit Madh 50 vjeçar të një populli nga bijtë e tij plang-prishës, mashtrim i cili vazhdoi për turp edhe më pas, me vendosjen e një sistemi tjetër më demokratik, që me gjithë fenomenet negative të panumërta tij është shumë herë më i mirë sesa diktatura e 15-20 viteve të saj të fundit.
Problemet që shtrohen në këtë histori pikërisht pas largimit të Nanos nga drejtimi dhe ndarja e LSI në kohën e fundme të drejtimit të Partisë më të madhe opozitare (tashmë) nën drejtimin e udhëheqësit liberal-anarkist Nano kanë këto konsiderata:
 Përse kjo ndarje e kjo armiqësi  paska qëndruar e fshehur brenda PS? Në ç'mënyrë pjesa e komanduar e PPSH mori frenat e të majtës  së moderuar shqiptare? A e di elektorati i majtë  se përse endet sa andej këndej në pritje të një "Godo-je tjetër socialist", apo në pritje të individit (ose më mirë ekipit) që mund të shpëtojë të majtën e çartallosur e kur, pikërisht në momentin kur 3 muaj në ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme? Cilat mund të jenë pikat afruese të partive të majta tashmë të disintegruara? A mundet e majta shqiptare të realizojë programe social-demokrate për ta nxjerrë vendin tonë nga llumi i vendeve të botës së tretë  karakteristikat e të cilave i ngjajnë për fat të keq yllit me pesë cepa të revolucionit të dikurshëm: papunësia + emigracion + korrupsion + prostitucion + keqqeverisje? Këtyre pyetjeve mund t'u përgjigjem sipas rëndësisë së tyre e me aq sa kam njohuri, megjithatë mundet të përmend gjithashtu po në ndihmë të sqarimit të argumenteve të mësipërm një sentencë të thënë nga Luteri, e cila i përgjigjet më së miri hipokrizisë së krerëve të majtë që u ulën në kolltuqet e përgatitura për ta nga R-Alija për sistemin kapitalist që po vinte: "Gënjeshtra i ngjan një topi dëbore, sa më tepër rrokulliset, aq më tepër rritet". Për tju përgjigjur pyetjes së parë është e lehtë sot pas 18 vitesh sepse më në fund njerëzit e thjeshtë e kuptuan se si udhëheqja e atëhershme e PPSH arriti më në fund të realizojë një plan diabolik që të shpëtojë veten e saj nga fajet që kishte kryer në dëm të popullit të saj duke e gënjyer me socializmin fitimtar, i cili përfundoi tragjikisht në fund me radha të gjata për ushqime, zhgënjim e dëshpërim kolektiv. Arriti të realizojë jo pa sukses formimin e Partive të rejat komanduar nga servilët e saj (duke mos kujtuar dështimin e R.Alisë që të vinte president Ismail Kadarenë i cili iku në 1990 duke lënë pas habi dhe mosbesim). Në të majtën shqiptare erdhën me të vërtetë njerëz intelektualë të zot por për fat të keq intelektualizmi i tyre i ngjante  atyre "të rrahur që këlyshë". Këta "të rinj me perspektivë" nuk nuhasnin përtej xhaketës së tyre të kuqe e plot papastërti ish liderëve komunistë e drejtuesve të komanduar nga byroja politike (e cila midis të tjerash u dha porosinë. "Punoni si në ilegalitet"). Këta "të rinj me perspektivë", përfshi F. Nanon, arritën të mbajnë lidhur poturet e grisura të "socializmit fitimtar", por me një dallim: Nëpër të çarat e potureve dilnin herë-herë para popullit e para të huajve aletet e ndryshkura të propagandës së kaluar që nuk bindte më njeri.
Zotësia e Nanos në atë periudhë (deri në 1994 kur u fut në burg) qëndronte tek bindja e elektoratit që e rëndësishme ishte që duhej ti vendosej në qafe e ta mbante këmborën dikush, dhe Nano e tundi mirë sipas ritmit të këngës enveriste... "mbrapa më vjen historia..." Por e vërteta ishte se pas futjes në burg me pa të drejtë (burgun duhet ta kishte bërë jo ai por duhej ta kishin bërë shkaktarët e katastrofës ekonomike të diktaturës). E kështu vazhdoi deri në 1997.
Armiqësia brenda PS nuk filloi por ishte e kompozuar që kur u formua si amalgamë njerëzish manipulatorë e ish- drejtues me ish- komunistë të thjeshtë e ish sigurimsa si elektorat i thjeshtë. Konservatorët e PS që përbëhej nga ish nomenklatura e kuqe e drejtohej nga liberali Nano kur morën pushtetin në 1997 për të ruajtur një imazh të ri rozë të vetës dhe për të shmangur shigjetat e kundërshtarëve vendosën që të djegin brezin e inteligjencës që duhej të komandonte por furën në drejtim e para kohe të rinjtë e atëhershëm të eurosocialistëve të drejtuar Majko-Meta. Drejtimi 4- vjeçar dhe më pas fitorja e 4- vjeçari tjetër (2001-2005) kristalizoi jo vetëm divergjencat e brezave në ide e veprim por mësoi brezin e ri kryesisht jo vetëm me eksperiencën e drejtimit por dhe me eksperiencë ne mbajtjen dhe në luftën pa skrupull për të qëndruar në karriken e pushtetit me çdo kusht, por gjithashtu dhe me inkriminimin ekonomiko-financiar të tyre. Ishin pikërisht këto dy faktorë që ndanë PS, e cila kishte qëndruar e bashkuar kryesisht për: Nostalgjinë ndaj së kaluarës dhe nga frika se mos klasat e shtypura mund ti linçonin në të ardhmen. Pas 2001 frika iku, dhe sipas një lideri të PS... Katërvjeçari 2001-2005 do të ishte 4- vjeçari i pasurimit të paskrupullt, do të ishte 4- vjeçari i korrupsionit të paparë, do të ishte 4- vjeçari i transformimit i kastës drejtuese të vjetër e të re në një kastë që skishte asgjë të përbashkët me idetë e majta dhe me elektoratin e majtë, e së fundi ky 4- vjeçar do të ishte 4- vjeçari kur u shkelën dhe nuk u morën në konsideratë standardet që vendosi si kushte komuniteti evropian për integrimin S

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›