Pronat, procesi i aplikimit për 2009-n
04/02/2009 Dokumentet që duhen dorëzuar për riaplikimet, kategoritë e para përfituese
Aplikimet për kompensimin e ish-pronarëve pritet të nisin sërish brenda një kohe të shkurtër, ndërkohë që është përcaktuar edhe fondi i kompensimit që do të jetë në dispozicion të kësaj shtrese për 209-n. Të gjithë personat që kanë aplikuar, por që pas publikimit të listës së fituesve ditën e djeshme kanë rezultuar jofitues për shkak të fondit të kufizuar për 2008-n, duhet të riaplikojnë sërish menjëherë pas daljes së vendimit të ri të Këshillit të Ministrave. Ekspertët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë pohuar se me daljen e vendimit të ri të qeverisë për procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit financiar të vitit 2009 kjo shtresë duhet të paraqesë pranë AKKP-së vetëm kërkesën dhe deklaratën me shkrim. Këta të fundit do të përfshihen sërish në garën e verifikimit pa pasur nevojë që të ridorëzojnë sërish dosjen të plotë, sepse tashmë ajo disponohet nga vetë Agjencia. Gjithashtu është përcaktuar që këta persona të përjashtohen edhe nga detyrimi për të paguar tarifën e aplikimit, duke qenë se ajo është ezauruar një herë në fazën e vitit të kaluar.
Procedurat
Në verifikimet e fazës së parë ka rezultuar se shumë persona që kanë aplikuar, por kanë paraqitur mangësi në dokumentacion, veçanërisht mangësi hartografike, duhet të paraqesin menjëherë kërkesën e tyre në AKKP për saktësimin e hartave, në mënyrë që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të këtij viti. Ndërkohë që aplikuesve do t’u dërgohet në adresat e depozituara vendimi i AKKP-së për kompensimin financiar, në të cilin do të jenë edhe të gjitha sqarimet e nevojshme. Subjektet që kanë paraqitur vendime të ish-komisioneve që datojnë para datës 26 korrik 1995 dhe nuk janë në listën e fituesve të publikuar ditën e djeshme, janë skualifikuar për këto arsye: “Kanë pasur vendime për kthim prone, janë trajtuar ata vetë apo një pjesë e trashëgimtareve të tyre me tokë nga ligji 7501, kanë pasur probleme thelbësore hartografike në vendimet e tyre, kanë pasur mungesa të dëshmive të trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e subjektit përfitues që nuk jetojnë më.” Megjithatë, në ditët në vijim pritet që të saktësohen më tej këto specifika të reja për aplikimet e 2009-s.
Fondet
Kanë qenë të shumta aplikimet e bëra për kompensimin e pronës për 2008-n, por për shkak të fondeve të kufizuara kanë përfituar vetëm 163 persona nga 740 dosje të marra në shqyrtim gjatë procesit të verifikimit. Fondi i ri i përcaktuar për vitin në të cilin ndodhemi parashikon një shumë më të lartë, në mënyrë që në skemën e kompensimit të përfshihen më shumë persona. Konkretisht janë përcaktuar për 2009-n rreth 600 milionë lekë, që do të shkojnë për llogari të kësaj shtrese. Edhe për vitin e ardhshëm është parashikuar që të jetë e njëjta procedurë verifikimi dhe e njëjta procedurë përzgjedhje të përfituesve në bazë të rendit kronologjik të vendimeve të mëparshme. Kjo do të thotë se përfituesit e parë do të jenë ata persona që i disponojnë vendimet pas korrikut të 1995-s derisa të plotësohet fondi i vënë në dispozicion për këtë vit.
Fondi i 2009-s
Agjencia u kërkon personave që kanë aplikuar, por që rezultojnë jofitues të fondit të vënë në dispozicion për vitin 2008, që me daljen e vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit financiar të vitit 2009, të paraqesin në Agjenci vetëm kërkesën dhe deklaratën me shkrim. Këta persona nuk do të paguajnë tarifën e përcaktuar.
- Agjencia e Pronave u kërkon personave dokumentacioni i të cilëve ka rezultuar me mangësi hartografike që të paraqesin menjëherë kërkesën e tyre në AKKP për saktësimin e hartave, në mënyre që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të radhës.
Subjektet që kanë paraqitur vendime të ish-komisioneve që datojnë para datës 26 korrik 1995 janë skualifikuar sepse:
1. Kanë pasur vendime për kthim prone.
2. Janë trajtuar ata persona apo një pjesë e trashëgimtarëve të tyre me tokë nga ligji nr. 7501.
3. Kanë pasur probleme thelbësore hartografike në vendimet e tyre.
4. Kanë pasur mungesa të dëshmive të trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e subjektit përfitues që nuk jetojnë më.