E Diel, 1 Nëntor 2026

Ps: Protesta për kartat e identitetit

Partia Socialiste paralajmëron protesta qytetare, në rast se qeveria vijon të injorojë propozimin e saj për të pajisur me karta falas të gjithë ata shtetas që aktualisht nuk kanë pasaportë.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë rozë, Kastriot Islami, duke evidentuar situatën e rëndë, në të cilën ndodhet procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe për pasojë, rrezikun që i kanoset procesit të ardhshëm zgjedhor, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bëhen gati për të protestuar me të gjitha mënyrat demokratike, si e vetmja mënyrë për të detyruar ekzekutivin që mund të sjellë për pasojë dhe.

Dështimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat, sipas PS-së, rrezikojnë të mos zhvillohen më 28 qershor. Islami ka lënë të kuptohet se zgjedhjet mund edhe të shtyhen, gjithmonë nëse deri më datën 28 qershor nuk u krijohet mundësia të gjithë shtetasve për të votuar, duke patur një nga dy mjetet e duhura të identifikimit, pra ose pasaportë, ose kartë identiteti.

"Nëse Sali Berisha mendon se mund të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve, duke kthyer në farsë provimin e madh të 28 qershorit, PSSH-ja deklaron se nuk mund të ketë zgjedhje po qe setë pranojë këtë zgjidhje për ngërçin e krijuar.

"Nëse situate nuk ndryshon, PSSH-ja do të përshkallëzojë shprehjen e refuzimit ndaj këtij procesi, tanimë qëllimisht të dështuar e të kompromentuar nga qeveria.

PSSH-ja, me këtë rast u bën thirrje njerëzve të përgatiten shpirtërisht për të shpëtuar demokracinë në rrezik me rezistencë paqësore", - është shprehur Islami në një dalje të posaçme dje për mediat, në selinë e Partisë Socialiste.

Madje, për herë të parë, kjo force politike, me anë të Islamit ka pohuar publikisht se dështimi I procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike, edhe një shqiptar nuk arrin të votojë për shkak të taksës së votës", - tha Islami.

Por, për të hedhur poshtë çdo hamendësim që ka hedhur në tregun politik mazhoranca, se PS-ja po përpiqet që të përdorë çështjen e kartave si një alibi për një rezultat negativ në zgjedhjet e ardhshme, Islami u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë, por që kanë mundësi financiare që të shkojnë pranë pikave të aplikimit, për ta blerë kartën.

Nga ana tjetër, ai ka ripërsëritur kërkesën e socialistëve drejtuar qeverisë, që të heqë sa më parë atë që ata e kanëkonsideruar në vazhdimësi si taksë e votës, pra tarifën për blerjen e kartës. Partia Socialiste kasjellë dje dhe një sërë propozimesh të tjera, që do të bënin të
mundur shpëtimin e procesit.

Kështu, sipas Islamit, në rast se qeveria e konsideron një kosto të papërballueshme shpërndarjen e kartave falas, atëherë ajo t'i shpërndaje kartat vetëm për votimet dhe ta rregullojë përdorimin e saj kundrejt tarifave të caktuara për shërbimet e tjera publike.

"Kërkesa e përsëritur, e thjeshtë dhe e qartë e PS-së, është të hiqet taksa e votimit dhe Karta e Identitetit për votuesit\ pa pasaportë të trajtohet si mjet identifikimi vetëm për votimin më 28 qershor 2009.

Nga ana tjetër, qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e përshtatshme në përdorimin e saj, për të gjithë shërbimet e tjera pas zgjedhjeve të përgjithshme", - tha Islami. Ndërkohë, PS-ja i ka konsideruar të cunguara dhe të pamjaftueshme masat e fundit të qeverisë për të rimbursuar pjesërisht disa shtresa të ulëta sociale.


 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›