E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, bllokimi i zonave të thella, transportohet me helikopter i sëmuri

Një banor i zonave të thella malore të Pukës u dërgua me helikopter drejt kryeqytetit, pasi  kishte nevojë të ngutshme për ndërhyrje të specializuar mjekësore. Banori, një i sëmurë kronik, u dërgua në orën 12:00 nga fshati Iballe i rrethit Pukë me helikopter nga Ministria e Shëndetësisë, në Tiranë. Ndërkohë, mësohet se situata emergjente në qarkun Shkodër, vazhdon të jetë problematike. Dy ditë më parë, reshje të shumta dëbore u regjistruan në zonat e Pukës, Dukagjinit dhe Vermoshit. Në shkalle qarku, akset rrugore në zonat e thella malore janë të kalueshme, por duhet përdorur zinxhirë, thanë autoritetet vendore.
Sakaq, bëhet e ditur se aksi rrugor Qafë Mali-Fierzë, është i kalueshëm vetëm me një kalim dhe vetëm për mjete të transportit të udhëtarëve. Nga ana tjetër, të bllokuara vazhdojnë të mbeten rrugët malore Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Kir-Dukagjin, Fushë Arrëz-Iballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›