Pushteti që flet përçart
Blendi Kajsiu
Përplasja më e fundit mes Ekzekutivit dhe Proku-rorisë për çështjen Basha, po nxjerr edhe një herë në pah kontradiksionet në të cilat po zhytet gjithnjë e më shumë pushtetit aktual. Sa më shumë që ky pushtet përpiqet t’u shpjegojë shqiptarëve qëndrimet dhe sjelljen e tij, aq më të pakuptimta dhe pa sens bëhen këto shpjegime. Ekzekutivi është futur në një rreth vicioz, ku një nonsens i djeshëm shpjegohet me një nonsens më të madh sot, duke krijuar premisat për një nonsens akoma më të madh nesër. Kështu, ministri Basha na tha së fundi se akuzat ndaj tij vijnë nga qarqe antikombëtare që i duan të keqen Shqipërisë. Këto qarqe ishin kundër rrugës Durrës–Kukës dhe prandaj duan ta dënojnë Bashën, sepse ai i mundi ata duke e ndërtuar rrugën. Sipas Bashës, qarqet antishqiptare përfaqësohen nga Prokuroria e Përgjithshme dhe opozita socialiste me në krye Edvin Ramën.
Problemi këtu nuk është thjesht kontradikta fillestare, sipas së cilës Basha është fitimtar ndaj qarqeve anti-shqiptare dje kur ai e ndërtoi rrugën, dhe viktimë e tyre sot që rruga po përfundon. Duket se inatin qarqet anti-shqiptare nuk e kanë me rrugën, se ajo po përfundon, por me Bashën personalisht. Problemi është se këto qarqe duhet të kenë kapur edhe gjyqësorin, përndryshe Basha nuk ka pse t’i trembet akuzave të pabaza të Prokurorisë. Për pasojë, qarqet anti-shqiptare kanë kapur edhe Presidentin e Republikës, që është në krye të sistemit të drejtësisë. Këtë duket se e dëshmojnë edhe akuzat e ndonjë deputeti të PD-së kundër Presidentit Topi. Pra, qarqet anti-shqiptare kanë kapur opozitën shqiptare, Prokurorinë e Përgjithshme, sistemin e drejtësisë dhe Presidentin e Republikës. Me pak fjalë, Shqipërinë e paska marrë lumi.
Ama nëse kjo është e vërtetë, përgjegjësi themelore bie tek forca kryesore në pushtet, që ka lejuar armiqtë e kombit të shtinë në dorë institucionet e tij kryesore nën hundën e saj. Natyrisht Ekzekutivi aktual mund të thotë, ‘nuk e dija’ apo ‘nuk e pashë’, si në rastin e Gërdecit, por kjo nuk përbën justifikim. Përballë një dështimi të tillë madhor, Ekzekutivi aktual kishte dy rrugë. Ose duhet të dorëhiqej për t’i bërë vend një kombinimi tjetër forcash që mund ta ndalonin kapjen e shtetit shqiptar nga armiqtë e tij. Ose duhet t’i drejtohej popullit si autoriteti më i lartë në vend. Minimalisht duhet të ish kërkuar një referendum për rikompozimin institucional të shtetit shqiptar për ta çliruar atë nga kapja. Fakti që kjo nuk ka ndodhur, na bën të besojmë se pushteti aktual duket se ka frikë se edhe populli është i kapur nga armiqtë e popullit. Për pasojë, Ekzekutivi sot është në kontradiktë me popullin pikërisht duke mbrojtur interesat e tij. Edhe pse në këtë përplasje me popullin, Ekzekutivi mund të ketë tërësisht të drejtë, problemi është se në pamundësi për ta ndërruar popullin na duhet të ndërrojmë pushtetin. Prandaj nëse deklarata e Bashës në veçanti dhe deklaratat që vijnë nga Ekzekutivi në përgjithësi janë të vërteta, atëherë Ekzekutivi duhet të largohet një orë e më parë nga pushteti. Ky është pak a shumë konkluzioni paradoksal ku arrijmë, nëse nisemi me dëshirën e mirë për ta besuar dhe kuptuar deri në fund qëndrimin aktual të Ekzekutivit.
Natyrisht nuk përjashtohet aspak mundësia që Prokuroria e Përgjithshme të jetë duke u përdorur politikisht kundër Ekzekutivit, nga Presidenti, për shembull. Basha apo eksponentë të tjerë të Ekzekutivit mund të jenë viktima të përplasjes mes Presidentit dhe Kryeministrit. Një përplasje që mund të jetë zhvendosur nga gjiri i PD-së në gjirin e shtetit shqiptar, duke deformuar si shtetin ashtu edhe PD-në tonë të dashur. Problemi është se diçka e tillë, nëse ndodh, ndodh sepse vetë PD-ja e hodhi në erë institucionin e Presidentit konsensual mbi palët. Në një aleancë të shëmtuar me një grup deputetësh socialistë, ajo përjashtoi nga procesi opozitën në përgjithësi. Kështu u hodh në erë institucioni i Presidencës konsensuale, që prodhoi ndoshta presidentin më të mirë që Shqipëria kish parë deri më sot, Alfred Moisiun. Një president për të cilin sot me siguri e ka marrë malli edhe vetë Berishën.
Prandaj nëse Ekzekutivi aktual është sot viktimë e një aksioni politik që po përdor institucionet e shtetit kundër tij, fajin duhet ta kërkojë tek vetja. Zhvendosja e luftës politike nga gjiri i PD-së në gjirin e institucioneve të shtetit ndodhi pasi brenda PD-së nuk ka pothuajse asnjë hapësirë për një konkurrencë dhe luftë normale politike. Luftën që nuk e bënte dot me Berishën brenda PD-së, Topi po e bën sot nga Presidenca. Në parim kjo mund të mos jetë e drejtë dhe, madje mund të deformojë si shtetin edhe procesin politik shqiptar. Ama është e vështirë që të kesh simpati për Ekzekutivin apo eksponentë të veçantë të tij, që janë shkaktarët e kësaj situate. Basha dhe kopistët e tjerë u rreshtuan symbyllurazi në shkatërrimin e institucionit të Presidencës konsensuale, në riformatimin e Kushtetutës thjesht në funksion të Berishës dhe jo demokracisë. Ata jo vetëm që nuk krijuan hapësira debati dhe mendimi në PD, por përkundrazi u shndërruan në zgjatime nëpërmjet të cilave Berisha zgjeroi pushtetin në kurriz të përgjegjësive politike. Aq sa sot janë kthyer në lexues të deklaratave të Berishës. Natyrisht për vetë mënyrën se si u futën dhe u investuan në PD, kopistëve logjikisht u leverdiste që t’i rrinin gjithnjë e më pranë Berishës. Por politika është diçka më shumë sesa thjesht logjikë dhe kalkulim personal, ajo është akt.
Dhe sot më shumë se kurrë Ekzekutivi dhe eksponentë të veçantë të tij janë pa logjikë dhe pa akt politik. Akti mungon, sepse Ekzekutivi po bën pikërisht atë që pritej; po anatemon, sulmon dhe anashkalon Prokurorinë dhe po hedh baltë mbi kryeprokuroren. Logjika mungon, pasi e njëjta prokurore që dje u shpall nga Ekzekutivi si Silvia Konti, sot del se është Silvana Shtriga. Me skenarin e Oktapodit i bie që Ekzekutivi të jetë në rolin e mafies, pasi ajo e urrente, anatemonte dhe sulmonte Silvia Kontin. Dje kryeprokurori Sollaku u shkarkua se nuk hetoi sa duhet Ekzekutivin, ndërsa sot kryeprokurorja Ina Rama po sulmohet sepse Ekzekutivi po hetohet. Në mungesë të aktit dhe logjikës politike, pushteti thjesht po flet përçart.