Qeveria autorizon degët e thesarit
21/04/2009 Subvencioni ka një faturë prej 5 milionë dollarësh
Subvencioni për shtresat në nevojë për kartat e identitetit do të nisë menjëherë. Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu ka dhënë detaje të tjera për ndryshimet që pësoi skema e miratuar nga qeveria për këtë qëllim. “Ne kemi autorizuar automatikisht sistemin e thesarit të bëjë avancim nga muajt e mëvonshëm dhe më tej do të kërkojnë rimbursim në Ministrinë e Financave. Ose në qoftë se dhe me avancimin ata nuk mund të krijojnë fondet e nevojshme për të kryer këto pagesa, në mënyrë automatike kërkojnë fond shtesë nga Ministria e Financave”, - tha Sherefedin Shehu. Ai ftoi përfaqësuesit lokalë dhe opozitën të jenë konstruktivë dhe të ndihmojnë në këtë proces. “Në qoftë se opozita e ka pasur seriozisht ankesën dhe zhurmën e saj, mendoj që do të jetë më mirë të falënderojë qeverinë për masat që po merr se sa të braktisë Parlamentin. Ne e ftojmë të jetë bashkëpunëtore dhe së bashku të realizojmë me sukses zgjedhjet që janë një sfidë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për qeverinë”, - vijoi zëvendësministri. Fatura për këtë proces është 5 milionë dollarë.
Marrëveshje mes Postës Shqiptare dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Skema, si do të rimbursohen pagesat për kartat e identitetit
Kush ka paguar paratë për kartën e identitetit do t’i marrë mbrapsht. Ndërsa ata pensionistë që nuk kanë aplikuar ende, do të rimbursohet me 1 mijë lekë të reja, kur të paraqesin formularin e aplikimit. Bëhet fjalë aktualisht për rreth 300 mijë pensionistë që nuk janë pajisur me karta identiteti dhe nuk kanë pasaportë për jashtë shtetit. Skema e realizimit të këtij procesi është bërë i ditur dje gjatë marrëveshjes së nënshkruar dje nga drejtoresha e ISSH-së, Evelina Koldashi, dhe drejtorit të Postës Shqiptare, Arqile Gorea. Të gjithë pensionistët pa pasaportë do të pajisen me kuponin e pajisjes me kartë identiteti që nga 1 maji 2009 deri në 20 qershor. Rimbursimin e përfitojnë edhe ata që kanë aplikuar përpara kësaj date.
Skema për pensionistët
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë 350 mijë pensionistë pa pasaporta, nga të cilët vetëm 50 mijë kanë aplikuar. Ndërkaq, 180 mijë janë pensionistë nën nivelin minimal të pensioneve. Për ata që tashmë kanë aplikuar apo kanë marrë letërnjoftimin kompensimi është më i thjeshtë. Ditën që do të marrin pensionin në zyrat e tërheqjes së pensionit, duhet të paraqesin kuponin ose kartën e re të identitetit, nëse e kanë marrë. Punonjëset do të verifikojnë nëse është e vlefshme dhe do të japin 1 mijë lekëshin e kompensimit. Ndërsa për pensionistët që nuk kanë aplikuar ende, do t’u mbahet nga pagesa mujore në momentin e tërheqjes së pensionit vetëm shuma prej 200 lekësh. “Ndërkaq, do të rimbursohen në masën 400 lekë të gjithë personat pa pasaportë që përfitojnë pension pleqërie mbi pensionin minimal në qytet, të plotë, të pjesshëm ose pension invaliditeti, si dhe personat në ngarkim të tyre, të cilët janë pa të ardhura”, - theksuan dje drejtuesit e Postës dhe të ISSH-së, duke bërë thirrje për aplikim nga ana e qytetarëve. Pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri më 20 qershor apo letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor. Aplikimet e bëra pas datës 20 qershor nuk do të quhen të vlefshme për kompensim dhe çdo pagesë e marrë do të jetë e paligjshme. Aplikimi do të verifikohet nga punonjësit e Postës Shqiptare me datën që mban letërnjoftimi i marrë ose fatura e aplikimit për pajisjen me këtë dokument.
Pranë bashkive dhe komunave
Komision i veçantë për komunitetin rom
Vendimi përcakton se për evidentimin e personave të komunitetit rom dhe të komunitetit egjiptian, që nuk trajtohen me ndihmë ekonomike do të ngrihet pranë çdo bashkie e komune, një komision verifikimi i përbërë nga tre persona. Një prej tyre do të jetë një pjesëtar i administratës së ndihmës ekonomike të bashkisë ose komunës përkatëse, një person i propozuar nga prefekti dhe një nga Këshilli Bashkiak apo komunal përkatës. Komisioni fton për evidentimin e personave të këtyre komuniteteve, edhe përfaqësues të vetë komuniteteve. Do të jenë institucionet e mësipërme, të cilat do të blejnë paraprakisht kuponët e aplikimit ose të bëjnë pagesën e kompensimit për përfituesit, me fondet buxhetore, të miratuara për këto institucione ose me të ardhurat e arkëtuara për llogari të tyre. “Institucionet respektive, në bazë të kopjeve të formularëve të aplikimit ose të kopjeve të letërnjoftimeve të përfituesve të kompensimit, kërkojnë në Ministrinë e Financave rimbursimin për pagesat e kryera, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim”, - thekson vendimi.
Kompensimi
Debitorë, të gjithë ata që nuk sjellin dokument
Nëse përfituesit e kompensimit nuk paraqesin dokumentacionin që kërkohet deri më 20 qershor atëherë institucionet nuk do të rimbursohen për pagesat e bëra. Sipas vendimit, pagesat e bëra paradhënie për përfituesit do t’u mbahen nga listëpagesa e përfitimeve përkatëse të muajit pasardhës ose ata shpallen debitorë dhe vjelja e detyrimit bëhet, sipas procedurave për vjeljen e debitorëve. Vendimi parashikon edhe rastet kur institucionet përgjegjëse ose njësitë e qeverisjes vendore nuk disponojnë fonde për blerjen e kuponëve. “Në përputhje me këtë vendim, degët e thesarit lejojnë avancimin e fondeve të muajve pasardhës deri në plotësimin e shumës së kërkuar”, - thekson vendimi. Në rast se edhe kjo është e pamundur, atëherë parashikohet që institucionet përgjegjëse ose njësitë e qeverisjes vendore bëjnë kërkesë për shtesë fondesh në Ministrinë e Financave.