Rama: Jemi kundër vendimeve barbare
02/06/2011 Kreu socialist analizon situatën politiko-ekonomike. PS do të kërkojë zgjedhje të parakohshme
“S’ka dyshim se ajo që ndodh me procesin zgjedhor lidhet qartë me atë që ndodh me ekonominë”
Vendimi i ekzekutivit për privatizimin e 5 hidrocentraleve si dhe veprimet e ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me rezultatin zgjedhor për Tiranën ishin çështje kryesore në të cilat u ndal dje kreu socialist Edi Rama. Në një vlerësim të këtyre pikave kryetari i PS-së konstatoi se “e gjithë kjo situatë krijohet për interesat e oborrit të familjar, klanor e klientelist të kryeministrit Berisha, pa dashur t’ia dijë për tokën e djegur që po lë pas”. Në këtë mënyrë, duke mos u pajtuar me këto veprime, Rama ripërsëriti qëndrimin e partisë së drejtuar prej tij për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, me qëllim largimin e qeverisjes aktuale.
Deklarata
“Nuk ka asnjë dyshim se ajo që ndodh me procesin zgjedhor është krejt e lidhur me atë që ndodh me ekonominë. Nuk ka asnjë dyshim, historia e provon këtë dhe rrugëtimi i këtij vendi në këto vite e provon këtë, se aty ku vidhet vota, vidhet edhe pasuria e një popullit. E për ta vjedhur pasurinë e një populli me komoditetin kriminal që i jep vetes pushteti i sotëm në Shqipëri, është e domosdoshme që në radhë të parë popullin ta zhveshësh nga sovraniteti i tij që qëndron te vota. Te fuqia për të ndryshuar me votë këdo që keqqeveris dhe te mundësia për ta nënshtruar çdo pushtet nën gjykimin e votës”, - u shpreh dje Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët.
Qëndrimi
Referuar projektligjit të propozuar nga qeveria për privatizimin e 5 hidrocentraleve, Rama u shpreh qartë: “Nuk do të njohim si të ligjshëm asnjë proces të kësaj natyre dhe, ashtu siç kemi thënë për të tjera procese të korruptuara me sfond mafioz, themi edhe për sa i takon procesit të hapur për privatizimin e këtyre aseteve kombëtare. Do t’i zmbrapsim dhe do t’ua kthejmë shqiptarëve, qytetarëve të këtij vendi.” Por kryetari i PS-së nuk harroi të ndalej gjithashtu edhe te një tjetër çështje, e pikërisht te vendimi që pritet të marrë Kolegji Zgjedhor lidhur me mandatin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, presioni i qeverisë ndaj gjyqtarëve duket qartë me vendosjen e policëve gjykatësve të Apelit. Për këtë arsye kreu socialist ripërsëriti qëndrimin e PS-së për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhja e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza e përgjithshme në të cilën është përfshirë. “Është shumë më afër sesa ç’mund të duket dhe fundi i këtij pushteti kusarësh dhe matrapazësh, që kanë arritur deri në pikën sa edhe themelet e pasurisë së këtij populli t’i godasin barbarisht”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Akuza për Berishën
Në daljen e tij publike kreu socialist Edi Rama analizoi arsyet se pse ekzekutivi miratoi projektligjin për privatizimin e HEC-ve. “Pse Saliu e hedh këtë hap për ne është shumë e qartë. Shthurja e ekonomisë dhe e financave të këtij vendi tashmë ka hyrë në një fazë jashtëzakonisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë nevojë për rehabilitim. Nuk bëhet fjalë për asnjë nga ato nevoja që zakonisht shtrojnë problemin e kalimit të pronësisë nga duart e shtetit në duart e privatit. Bëhet fjalë për një tjetër grabitje ditën për diell, aq më tepër pastaj kur sheh relacionin e qeverisë që shoqëron një projektligj absolutisht keqbërës për këtë vend”, - vlerësoi Rama lidhur me këtë çështje. Gjithashtu në sqarimin e tij Rama veçoi faktin se “në projektligj shfaqen dy formula të ndryshme, duke lënë të hapur formën e privatizimit dhe sigurisht duke lënë plotësisht të hapur dhe shtegun e abuzimit të pritshëm. Është parashikuar një kohë shumë e shkurtër 4 muaj që as bëhet fjalë se mund të jetë një kohë e arsyeshme për privatizime të kësaj natyre, të cilat në rastin konkret janë tërësisht të panevojshme, për më tepër plotësisht të dëmshme për të sotmen, por akoma më shumë për të nesërmen e këtij vendi”. Për këtë arsye kreu socialist ripërsëriti akuzën e tij për kryeministrin, që sipas tij i ka vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.