E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh sot deputetët e PS-së

Takimi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë sot në mesditë një pjesë të madhe të grupit parlamentar, ku pritet që t’u bëjë me dije bisedimet e djeshme në Presidencë me Kryeministrin Berisha. Burime nga PS thanë dje se mbledhja do të zhvillohet sot rreth orës 12:00 dhe në të janë thirrur drejtuesit më të vjetër, deputetët me profil juridik etj. Edhe ditën e premte, para se të shkonte në Presidencë, Rama ka zhvilluar një sërë bisedimesh me deputetët dhe bashkëpunëtorë të ngushtë ku ka marrë mbështetjen për sa u përket kushteve me të cilat ai shkoi në Presidencë. Para takimit me deputetët, Rama takoi edhe aleatët e tij, Gjinushin, Milon, Ndokën, Ngjelën e Veliajn, ku ndër të tjera u diskutua për kushtet, si dhe për reformën zgjedhore, e cila pritet që të vijë si rezultati i këtij dialogu.
Rama është shprehur se çdo detaj i këtyre takimeve do të bëhet i ditur në takimet me strukturat socialiste dhe me frontin opozitar.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›