E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Fier: Bizneset e reja, tre vjet pa taksa

FIER - Kreu i selisë rozë, Edi Rama, mesditën e së mërkurës ka qenë në Daullas të komunës Qendër në Fier ku ka zhvilluar një takim me banorë të kësaj zone. Në kuadër të takimeve "Programi i ri për Shqipërine" Rama ka pohuar ndër të tjera se "politika që ne po zhvillojmë dallon si nata me ditën me politikën e mëparshme.

Opozita jonë po përgatitet që të sjellë ndryshimin",- tha kreu socialist para të pranishmëve duke u ndalur te politikat e reja të ndryshimit, politika për arsimin, integrimin, fshatin, turizmin.

"Ne në fshat do të fusim kapitalizmin, ndërkohë që bizneset e reja do të lihen tre vjet pa taksa e tatime derisa ata të "kapin veten", pohoi Rama, duke cilësuar kështu një model edhe të vendeve të tjera që janë në BE dhe që nxisin e përkrahin hapjen e bizneseve të reja. Kreu socialist u shpreh se premtimet e dhëna do të mbahen.

Ai tha se do të zhduket papunësia duke i futur njerëzit në punë, do të nxitet shkollimi duke i dërguar fëmijët në shkolla dhe jo duke i lënë të shesin rrugëve për të mbijetuar, duke braktisur shkollën.

Rama theksoi se ndërsa qeveria aktuale po lufton për të pajisur popullatën me karta identiteti, socialistët do të nxjerrin kartën shëndetësore të dixhitalizuar.

"Qeveria e demokratëve jo që s'ka bërë asgjë për fshatin,
Rama. Ai ishte i shoqëruar nga deputetët Gramoz Ruçi, Rajmonda Stefa, Ylli Bufi, Albert Caci, si dhe nga Ilir Beqja.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›