E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagim, Mëhilli: Kriza, në mendjen e Ramës

PD

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, deklaroi dje se “Edvin Kristaq Rama hoqi petkat e ‘kryetarit të kutisë’ dhe u paraqit para shqiptarëve si ‘kryetari i gropës dhe krizës’ që ka në mendjen e tij”, tha Mëhilli. Vetëm një ditë pasi Kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, tha ai, Edvin Rama njëlloj si një vit më parë u ngrit sërish me forcën më të madhe kundër kësaj rritjeje. “Jam sot këtu për t’u bërë me dije shqiptarëve se Edvin Kristaq Kriza, njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër Korridorit të Kombit Durrës–Morinë, u ngrit sot kundër Korridorit të Jugut dhe autostradës Tiranë–Elbasan”, u shpreh Mëhilli. Pavarësisht nga vajet e krizës së Edvin Ramës, tha ajo, Partia Demokratike përmes qeverisë së saj është e vendosur të realizojë këtë vit rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Europë, si dhe të fillojë ndërtimin përgjatë këtij viti të veprës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë nga shqiptarët, Korridorit të Jugut dhe segmentit të saj, autostradës Tiranë–Elbasan.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›