E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Remzi Hoxha", protestë gjykatës para seancës

Përvjetori i zhdukjes


TIRANE- Remzi Hoxha, me rastin e 14 vjetorit të zhdukjes së tij, pritet të përkujohet mëngjesin e sotëm nga pjesëtarët e familjes të afërm dhe miq të tij, që pritet të mblidhen përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, nëpërmjet një njoftimi për shtyp dërguar mediave gjatë ditë së djeshme.


Sipas tij, mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, rreth gjysëm ore përpara nisjes së seancës gjyqësore ndaj akuzuarve për rrëmbimin e Remzi Hozhës. Ngjarja ka ndodhur në vitit 1995, në rrugën "Siri Kodra", në kryeqytet, ku Hoxha zhvillonte aktivitetin e tij tregtar dhe prodhues në një punishte të ngritur aty.


Që prej asaj dite, Remzi Hoxha nuk dihet se ku ka përfunduar ndërsa dyshohet se ai është dërguar në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës, ku edhe është zhdukur përfundimisht.


Në të njëjtën kohë me Hoxhën, janë rrëmbyer edhe Ziso Kristopulli, biznesmen minoritar nga Saranda, si dhe Avdyl Loshaj, i cili aktualisht ndodhet në Holandë dhe pritet të merret në pyetje nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për të dhënë dëshminë e tij në procesin në ngarkim të Arben Sefgjinit, i akuzuari kryesor për rrëmbimin e Remzi Hoxhës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›