Reshjet krijojnë probleme në port dhe në qytet
Vlorë
Moti i keq dhe reshjet e shiut, që kanë përfshirë Rrethin e Vlorës ditët e fundit, kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve në brendësi të qytetit të Vlorës. Akset më problematikë kanë qenë rruga kryesore Vlorë-Skelë, ai në afërsi të portit e universitetit “Ismail Qemali”, kryqëzimi te vendi i njohur si “Kali i Trojës”, etj. Dje paradite, i gjithë qyteti ka qenë i zhytur në kaos për shkak të trafikut të rënduar dhe bllokimit të disa akseve rrugore kryesore. Koha e keqe ka krijuar vonesa edhe në Portin e Vlorës. Pasagjerët që duhet të niseshin në mesditë janë imbarkuar me vonesë, duke shkaktuar radhë në port.
#