Rinas; I dënuar 17 vjet për prostitucion, ekstradohet Ardian Çukaj
Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari Ardian Çukaj, i dënuar në mungesë për trafik femrash për prostitucion. Burime nga policia bëjnë të ditur se Çukaj është dënuar me 17 vjet burg në janar të vitit 2005. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Haxhi Aliaj, me anë të mashtrimit kanë dërguar në Itali shtetasen F. A., me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Arrestimi i të kërkuarit u bë i mundur më 4 nëntor 2008, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për t'u ekstraduar më pas në Shqipëri për t'iu nënshtruar dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.