Roma Classica, udhëtim muzikor me Vivalidn
Në vijim të stinës koncertore të sezonit të Klasik sot në mbrëmje në skenën e Akademisë së Arteve do të zhvillojë një koncert ansambli i njohur italian Roma Classica. Programi i këtij koncerti i ofron spektatorëve një udhëtim përmes muzikës së epokave dhe stileve të ndryshme duke filluar me Vivaldin dhe Bahun për të kaluar pastaj në muzikë filmash, dhe për ta mbyllur me muzikë nga Hajden, Mozart, Çaikovski, Grieg dhe Gershvin.
Roma Classica përbehet nga solistë dhe muzikantë të kualifikuar që vijnë nga Accademia Nazionale di Santa Cecilia, nga profesorë të konservatoreve muzikore, si dhe muzikantë të tjerë të rëndësishëm italian dhe të huaj. Kjo orkestër dhome ka një përvojë të gjatë duke dhënë koncerte nëpër ambiente dhe audienca të rëndësishme në Itali dhe jashtë shtetit. Ky koncert jepet në kuadrin e edicionit te 9-të të sezonit koncertor ndërkombëtar i muzikës Klasik. Sezonet koncertore ndërkombëtare të muzikës organizohen nga shoqata kulturore Syri Blu dhe shoqata Miqtë e Muzikës. Kalendari pesë mujor (janar-maj 2009) i këtij aktiviteti përmban shfaqje të ndryshme të muzikanteve nga shumë vende të botës si Franca, Italia, Zvicra, Çekia, Gjermania, Shqipëria, Spanja, Rusia, Austria, Hungaria dhe Izraeli.
Ansambli Roma Classica
Është i përbërë nga solistët e parë të Orkestrës së Dhomës, me të njëjtin emër, e krijuar në Romë në vitin 1989. Ajo lindi si nevojë e interpretimit të një repertori të përshtatshëm që nuk ekzekutohet lehtësisht me një organikë më të madhe. Gjatë viteve të aktivitetit të tyre, Ansambli ka realizuar shume koncerte, si në Itali edhe jashtë saj, me një repertor klasik duke pasur një miratim të madh nga kritika dhe publiku.Kanë qenë të ftuar nga shoqëri të rëndësishme muzikore për të marrë pjesë në festivale, ekspozita, koncerte sezonale dhe aktivitete bamirësie. Disa nga regjistrimet të koncerteve live kanë evidenciuar shkallën e lartë të frymëmarrjes të Ansamblit dhe teknikën e këndshme të anëtarëve të tij. Programi Alfa dhe Omega, shëtitje muzikore në shekuj, eskursus i këndshëm i epokave dhe stileve që arrihet edhe nga muzikë për filma, një formë e artit bashkëkohor e padiskutueshme, është një tjetër tentativë e Ansamblit për të zbuluar, me zell dhe eksperiencë, të gjitha llojet muzikore të ekzekutuara në ditët tona.