E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet ish-zëvendëskryeministri italian

Michelis

Ish-zëvendëskryeministri italian, njëkohësisht ministri i Jashtëm i Italisë në fillimin e viteve 1990, Gianni de Michelis i konsideron Sali Berishën dhe Fatos Nanon, si pararojat e europianizimit të politikës shqiptare. Në një intervistë për “Ora e Intervistës”, të gazetarit Alfred Peza, De Michelis tregon për kohën në të cilën Shqipëria njohu Europën dhe vitet e para të tranzicionit të vështirë shqiptar. “Mbase gjëja më e dhimbshme e tranzicionit shqiptar ishte politika. Në politika ka gjithnjë një marrëdhënie me të shkuarën. Pavarësisht konflikteve, z. Nano dhe z. Berisha ishin elita e klasës politike”, u shpreh ish-funksionari i lartë italian. Por nga ana tjetër De Michelis e sheh në një dritë pozitive edhe qëndrimin e ish-presidentit Ramiz Alia përgjatë ndryshimit të regjimit në Shqipëri dhe e vlerëson si një nga politikanët më aktivë të fillimit të tranzicionit në vend, të ndjerin Gramoz Pashko. Po kështu, ish-ministri i Jashtëm i Italisë, thekson se në takimin që Nano dhe Berisha kanë pasur në Trieste në vitin 1992, nuk ka pasur asgjë sekrete. Sipas tij, ai i Triestes ishte një takim rreth Ballkanit për Jugosllavinë dhe nuk kishte asnjë dimension shqiptar për pasuritë, diçka sekrete. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, De Michelis shprehet i impresionuar nga zhvillimet pozitive, të cilat kanë ndodhur në një kohë të shkurtër në vend. Sipas tij, Shqipëria tashmë nuk është më vendi i “harruar” përtej detit, por një vend europian i cili meriton të ecë me shpejtësi drejt Bashkimit Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›