E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë, të gjithë kundër drogës e duhanit

03/06/2009  Projekti “Për një jetë të shëndetshme"

Lufta kundër drogës, alkoolit dhe fenomeneve të tjera negative për një jetë të shëndetshme, me sport, edukim aktivitet, argëtim dhe çdo nismë në mbrojtje të shëndetit ishte objekti i fushatës këto ditë të luftës kundër duhanit së Drejtorisë së politikave rinore në MTKRS në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara ( UNFPA) me të rinjtë e shkollave të mesme dhe fakultetet e kryeqytetit. Në qendër të vëmendjes së projektit “Për një jetë të shëndetshme” ishte sensibilizimi i të rinjve, si shtresa më vulnerabël, pra më e ekspozuar ndaj drogave alkoolit, për një jetë të shëndetshme. Drejtoresha e politikave rinore Migena Reçi gjatë ceremonisë së projektit në një nga gjimnazet e Tiranës tha se “jetë e shëndetshme për gjimnazistët nuk do të thotë të shmangin dëfrimin apo argëtimin, por gjithmonë këto orë dëfryese apo ditë dëfryese të jenë të zgjuara, pra të kalojnë nëpërmjet trurit, ndërgjegjes dhe vullnetit të mirë. “Ne synojmë që me këtë fushatë të rinjtë të ndërgjegjësohen se sfidat e një vendi në NATO, e një vendi që zhvillohet dhe ndryshon nga dita në ditë, e një vendi ku rinia e vetë i përket rinisë evropiane, nuk mund të përballohen me problemet e drogës, me probleme alkoolizimi. Të gjitha këto sfida kërkojnë një rini të zgjuar, një rini të vullnetshme, një rini të përgatitur”, - u shpreh gjatë fjalës së saj drejtoresha Migena Reçi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›