E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Përmbytja mban emrin Sali Berisha

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi se katastrofa e ditëve të fundit të vitit dhe e fillimvitit diktoi si domosdoshmëri që këtë mbledhje t’ia dedikojmë krizës humanitare, si pjesë e krizës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pra, tha ai, ia dedikojmë krizës humanitare për rrethet Shkodër e Lezhë, duke lënë kështu atë që thashë më lart, krizës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës për një moment të dytë të asamblesë së partisë. “Paraprakisht më lejoni që në emrin tuaj të shpreh solidaritetin në emër të partisë, për popullatën e Rrethit Shkodër dhe të Lezhës, dhe njëherësh të shpreh solidaritetin për mënyrën se si e përballuan dhe vazhdojnë ta përballojnë këtë katastrofë të madhe, e shkaktuar jo nga moti apo Zoti, por nga emri qeveri e Sali Berishës”, u shpreh Ruçi. Pasi argjinaturat e lumenjve, vijoi ai, nuk i la Zoti pa ndërtuar, por i lanë të pazotët, pasi kanalet e kullimit nuk i la Zoti pa pastruar, por të pazotët, pasi Bunën pa filluar nuk e la Zoti, por të pazotët, pasi lumenjtë të papastruar nuk i la Zoti, por i lanë të pazotët, Sali Berisha me të tijtë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›