SHIU kundërshton auditin e Ministrisë së Mbrojtjes
Pesë punonjës të Shërbimit Informativ Ushtarak i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes për dhënie masash e zbatim detyrash, pas një auditi. Paditësit çlirim Selamaj, Emrush Reçi, Ilmi Gidaja, Luiza Jaupllari dhe Vaso Lika kanë paditur ministrinë për shfuqizimin dhe ndryshimin e aktit administrativ të një auditi të kryer në muajin dhjetor të vitit të kaluar. “Kërkohet shfuqizimi i aktit administrativ, pika 1 e tij, pjesa për sistemin e diferencave të pagës, të urdhrit numër 1855 datë 15.12.2009 i Ministrisë së Mbrojtjes për dhënie masash dhe zbatim detyrash në përfundim të auditimit të plotë të ushtruar në SHIU”, kërkojnë punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas tyre, kërkohet gjithashtu edhe pezullimi i zbatimit të aktit administrativ. Paditësit kërkojnë shpërblimin e dëmit material dhe moral. Gjyqtarja që do të shqyrtojë këtë kërkesë është Mimoza Kajo, ndërsa nuk është caktuar seanca e parë.
#