E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, çaktivizohet bomba 100kg e Luftës së Dytë Botërore

SARANDË- Palombarë të qendrës së Pashalimanit dhe ekspertë të demontimit lanë mundur të ralizojnë sot caktivizimin e një bombe aviacioni rreth 100kg, e cila i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Procesi i cmontimit tëbombës zgjati rreth 5 orë, ndërkohë burime nga baza e marinës në Sarandë bëjn me dije se ajo u zbulua dy muaj më parë nga anija amerikane “Herkules”, gjatë ekspeditës nënujore, 10 milje larg bregdetit Jon, pranë qyteti të Sarandës.

Kjo bombë aviacioni nuk është e vetmja e mbetur për gati 70 vjet në gjendje të paplasur në bregdetin e Sarandës. Burime nga komanda e marinës në Sarandë, shprehen se akualisht janë edhe 1 ton predha të tjera, që i përkasin Luftës së Dytë Botërore, por të rrezikshme për vizitorët.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›