E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet i vrarë 25-vjeçari grek



Një 25-vjeçar grek është gjetur i vrarë në Sarandë i qëlluar me armë. Sipas burimeve nga policia, viktima është Vasilis Giargelios, lindur e banues në Igumenicë, rajon bregdetar grek. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pranë Ninatit, fshat i populluar kryesisht me minoritarë grekë. Sipas policisë, 25-vjeçari u gjet i vdekur disa qindra metra larg kufirit mes dy shteteve. Agjentët nisën hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që edhe pala greke ka nisur nga puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Giargelios ishte shpallur i humbur nga familjarët që nga dita e enjte.

Policia kishte nisur kërkimet dhe kishte arritur në përfundimin se ai kishte kaluar të premten kufirin shqiptaro-grek. Kurse dje pasdite, ai u gjet i vdekur, pasi ishte qëlluar me armë zjarri, nga persona të paidentifikuar. Sipas burimeve nga policia, i riu mund të jetë viktimë e përplasjeve për trafik lëndësh narkotike mes Greqisë dhe Shqipërisë, me përfshirje shqiptarësh dhe grekësh. Megjithatë, do të jetë përfundimi i hetimeve që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së të riut grek.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›