Sequi-Bashës, projekte të përbashkëta në disa fusha

Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka shprehur këtë të fundit mbështetjen e plotë, për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta, si në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit dhe në promovimin e qytetit.
Nga ana e tij Basha ka çmuar përkrahjen e Delegacionit të BE dhe se është gati të bashkëpunojë ngushtë, në funksion të projekteve, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Më tej, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasadorin me prioritetet që ka, për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë si dhe projektet për zgjidhjen e problematikës aktuale të qytetit.