Shtyhen gjyqet nga Krimet e Rënda
24/03/2010 Cërriku, Dondollaku e Sefgjini
TIRANË – Nuk kanë mundur të zhvillohen, ndonëse për arsye të ndryshme, tre procese gjyqësore nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të pandehurit e Bandës së Cërrikut ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, por ata nuk qëndruan gjatë, për shkak se një prej avokatëve mbrojtës, nuk mori përsipër përfaqësimin ligjor duke lënë karrigen ku qëndronte i ulur. Trupi gjykues mori vendimin për zëvendësim dhe më pas shtyrje. Arben Sefgjini dhe të pandehurit e tjerë në këtë proces janë në pritje të një përkthyeseje. Kjo e fundit do të përkthejë materialin që do të rinisët në Holandë për të marrë në pyetje Avdyl Loshaj. Nga Holanda ka ardhur përgjigja se letra e parë e nisur nga Ministria e Drejtësisë ka humbur dhe tashmë pritet një tjetër konfirmim. Procesi i tretë i shtyrë është ai për Enver Dondollakun. I caktuar për t’u zhvilluar në orën 15 të së martës, gjyqi vetëm u shty për një javë. Nga ana e gjykatës u konfirmua fakti se ende nuk ka mbërritur nga Italia njoftimi në bazë të të cilit bëhet i ditur se i pandehuri Enbver Dondollaku ka marrë dijeni për fillimin e procesit penal ndaj tij.