Shqipëri-Kosovë: Të krijohet tregu i përbashkët energjetik
02/05/2009 Diskutohen përfitimet në forumin “Shqipëria si fuqi energjetike”
Të krijohet tregu i përbashkët energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ka qenë një nga kërkesat e artikuluara në forumin “Shqipëria si fuqi energjetike” të zhvilluar dje në përfundim të panairit organizuar nga Konfindustria. Administratori i Përgjithshëm i grupimit të bizneseve më të fuqishme në vendin tonë, Gjergj Buxhuku, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e organizimit të këtij aktiviteti, ku morën pjesë edhe dy ministrat e Energjetikës, Genc Ruli, dhe ministrja e Kosovës, Justina Shiroka Pulaj. Mes tyre ai përmendi krizën globale, e cila kërkon gjithnjë e më shumë vëmendje, rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që Shqipëria po zbaton për anëtarësimin në BE, pavarësinë e Kosovës, si dhe afrimin e zgjedhjeve. Sipas Buxhukut, ka ardhur koha për të mos mbetur vetëm në pozitat e mohimit të asaj që është deri më tani dhe të shikojmë përpara për plotësimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik të vendit.
Avantazhet
Infrastruktura dhe energjetika, sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, janë dy fushat ku po përqendrohen investimet më të mëdha publike dhe private. Duke theksuar përfitimet e vazhdimit të kësaj strategjie, zoti Buxhuku tha se tani më janë pjekur kushtet për krijimin e një tregu të përbashkët energjetik, zhvillimin e porteve dhe parqeve industriale, si dhe veprave të rëndësishme energjetike si TEC-i i Vlorës, apo Hidrocentrali i Kalivaçit. “Përfitimi tjetër është shndërrimi i Shqipërisë në një fuqi eksportuese të energjisë elektrike”, - tha Buxhuku. Sipas tij, ky është edhe përfitimi më i madh që mund të ketë vendi nga të ardhurat që do të merren prej shitjes së këtij malli që do të mbetet gjithnjë i kërkuar dhe i shtrenjtë. Ai përmendi edhe fakti se tashmë në këtë panair janë kontraktuar investime deri në vlerën prej 5 miliardë eurosh, që është një arritje tjetër për vendin. Gjithsesi, problemet dhe sfidat, sipas tij, mbeten të hapura për qeverinë. Dy prej tyre janë zhvillimi i tregut të karburanteve dhe telekomunikacionit, si dhe kreditimi i sistemit bankar që ka kaluar në kahun e kufizimit të kredidhënies sidomos për sektorin e biznesit.
Tregu i përbashkët
Ministri i Energjetikës, Genc Ruli, theksoi se investimet që kanë nisur në vendin tonë sigurojnë një kapacitet të mjaftueshëm për furnizimin e vendit me energji, siç është TEC-i i Vlorës, i cili nis punën pas pak muajsh me prodhim rreth 100 megavat, apo projekte të tjera për shfrytëzimin e kaskadës së Devollit, ku janë hedhur rreth 1 miliard euro, apo projekti i Ashtës dhe parqet energjetike të Vlorës dhe Lezhës. “Ne duhet të marrim vendime dhe më pas janë brezat ata që na vlerësojnë”, - theksoi ministri Ruli. Të gjithë pjesëmarrësit theksuan nevojën dhe përfitimet e krijimit të një tregu të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe projektet që të dy këto vende po zbatojnë për të arritur bashkëpunimin në fushën e energjetikës. Ministrja e Kosovës, Justina Shiroka Pulaj, theksoi se shkëmbimi i energjisë elektrike sidomos muajt e fundit, apo edhe angazhimet e tjera në realizimin e projekteve të përbashkëta janë një garanci për bashkëpunime të mëtejshme. Ajo ftoi biznesmenët e pranishëm të investojnë në Kosovë, e cila edhe pse një vend i vogël ka në shqyrtim 18 projekte për hidrocentrale, ndërsa ka në fazë tenderimi një projekt gjigant për TEC-in Kosova, e cila do të realizohet deri në 2020 parashikohet të realizojë një aktivitet prodhues prej 2 mijë megavat. Ndërsa drejtori i Kostt-it, Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Kosovës, zoti Ismaili, theksoi se përfitimi i tregut të përbashkët është lidhja e dy sistemeve dhe më pas lidhja e tyre me Maqedoninë, Malin e Zi e më gjerë. Për këtë qëllim sipas tij duhet të harmonizohet që në këtë moment legjislacioni mes dy vendeve, nga ana e enteve rregullatore si dhe metodologjitë e tarifave. Për këtë proces nevojiten 2 vjet, prandaj është e nevojshme që kjo kohë të përfitohet që tani. Edhe rektori i OST-së, Ymer Balla, përmendi në fjalën e tij projektet që po zhvillohen aktualisht, mes të cilave 2 linjat e interkonjeksionit me Maqedoninë dhe Italinë, apo ajo me Kosovën. “Është një dëshirë e vjetër e përbashkët dhe po aq e rëndësishme sa autostrada Durrës- Kukës, pasi kjo linjë interkonjeksioni do të jetë autostrada energjetike”, - tha Balla.