E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të gjesh një punë duke konkuruar

02/05/2009  “Panairi i punës”, 115 vende të lira në kompanitë më të mëdha në vend

Kërkon një punë? Do të ndërrosh pozicion brenda kompanisë? Ju mund të aplikoni në “Panairin e punës 2009” për të gjetur punën që meritoni. “Panairi i punës”, në fakt, përtej publicitetit që ofron në prag të organizimit, mbetet një prej mundësive më unike për të gjetur një punë në formën më korrekte në Shqipëri. Dhoma Amerikane ka filluar përgatitjet për edicionin e nëntë të “Panairit të punës”. Ky aktivitet është unik për llojin e vet dhe ka sjellë një risi në tregun e punës. Të rinjtë profesionistë apo ata që duan të bëjnë karrierë, një herë në vit kanë mundësinë të përballen me kompanitë më prestigjioze në vend dhe të konkurrojnë për pozicionin e punës, duke ndryshuar kështu mentalitetin se në Shqipëri puna mund të gjendet vetëm nëpërmjet miqve. Prej vitesh në Shqipëri është krijuar mentaliteti se një punë e mirë gjendet nëse ke miq të fortë. Por kompanitë e huaja apo vendase që kanë hyrë në treg me mendimin për të gjetur forca profesioniste pune, mendojnë ndryshe. Tashmë në tregun e punës janë vënë përballë dy forca: punëdhënësit dhe punëmarrësit, të cilët kanë secili pretendimet dhe kërkesat e veta. Duke njohur profilin e secilit, AmCham mendon se organizmi i përvitshëm i këtij aktiviteti ndihmon në përballjen serioze të tyre.

“Panairi” i këtij viti merr një vlerë të veçantë, pasi është duke demonstruar një trend ndryshe nga ai i shumëdiskutuar dhe që ka lidhje me krizën ekonomike dhe efektet e saj. “Panairi” ka reflektuar mundësitë e mëdha që mund të kenë jo vetëm të rinjtë, por dhe punonjësit e karrierës për të gjetur pozicione më të mira pune në kompani prestigjioze vendase dhe ndërkombëtare. Ndërsa flitet për një reduktim të ndjeshëm të aktivitetit të biznesit si dhe shkurtim të vendeve të punës, ky aktivitet bën të mundur ekspozimin e një realiteti ndryshe. Në këtë edicion janë në lojë për të gjetur punonjës 18 kompanitë më të njohura në vend nga fusha e telekomunikacionit, bankave, ndërtimit, prodhimit, studiove audituese, të cilat kanë hedhur në tregun e punës 113 vende të lira për pozicione të ndryshme, si: ekonomist, financier, inxhinier, arkitekt, operator teknik dhe agjent shitjeje. Bëhet fjalë për kompani si “Vodafon”, “Tirana Aeroport International”, “Eagle Mobile”, “Agna Group”, “AbCom”, “Aurora Group” etj. Nëse në fillimet e veta “Panairi i punës” ka ofruar më shumë forca të reja në punë, më pas rritja e interesit nga ana e kompanive ka bërë që në këtë treg pune të hidhen edhe pozicione mjaft prestigjioze. Nëpërmjet këtij aktiviteti kompanitë e mëdha duan të punësojnë ekonomistët financierët, arkitektët, avokatët apo inxhinierët që mund t’u besojnë planbzineset. Kjo e bënë edhe më të rëndësishme prezantimin sa më dinjitoz dhe me një curriculum të pasur, pasi për një vend pune konkurrenca është e lartë. Përballja e punëdhënësve dhe punëmarrësve gjatë dy ditëve të “Panairit” tregon se cilat janë nevojat e kompanive për punonjës, profesionet më të preferuara dhe sa janë të përgatitur dhe profesional punonjësit për këto vende.

Si mund të konkurrosh te kompanitë prestigjioze

Të gjithë ata që duan të konkurrojnë për një vend pune mund të aplikojnë on-line në adresën www.amcham.com.al ose të drejtohen në zyrat e Dhomës Amerikane ku do të plotësojnë formularin përkatës, si dhe do të dorëzojnë curriculumin. Më pas është Dhoma Amerikane ajo që shpërndan formularët te kompanitë përkatëse, të cilat nga ana e tyre bëjnë seleksionimin paraprak në bazë të curriculumeve. Për të gjithë ata që kalojnë fazën paraprake, Dhoma Amerikane cakton ditën dhe orarin e intervistës me gojë, duke informuar nëpërmjet e-mail-it të gjithë kandidatët. Të gjithë personat që kanë kaluar në fazën e parë do të informohen për skedulin e intervistave, pasi një person ka të drejtë të konkurrojë deri në tri pozicione pune. Ky proces është efikas dhe i shpejtë, pasi të gjithë kandidatëve u caktohet një orë fikse dhe ata nuk kanë nevojë të presin, por drejtohen në orarin e caktuar në sportelin e kompanisë, ku duhet të bëjnë intervistën.

Kompanitë dhe vendet e punës

“Agna Group” - Brand Manager, grafik dizajner

“Albanian Broadband Communication” - Sales Account Manager, specialist marketingu, operator Call Center, specialist IT

“Aluflor Construction Group” - Arkitekt, inxhinier zbatimi, drejtor shitjesh, inxhinier mekanik

“Ande-LM” - Drejtor ekzekutiv, inxhinier ndërtimi, teknik montimi, arkitekt/e

“Aurora Group” - Arkitekt, inxhinier ndërtimi

“Balfin Group” - IT support, Market Research, agjent shitjeje, asistent marketingu, Finance Officer, inxhinier ndërtimi, menaxher marketingu.

“Coca-Cola Bottling Shqiperia” - IT specialist, Brand Manager, drejtor administrate e finance, agjent shitjeje.

“Eagle Mobile” - Specialist marketingu, Sales Representatives.

“Everest IE” - Menaxher prodhimi, asistent menaxherial, menaxher shitjesh, menaxher mirëmbajtjeje.

“Floryhen” - Financier, menaxher shitjesh.

“ICTS Albania” - Office Asistant.

“Megatek S.A” - Retail Sales Supervisor, Whole Sales Supervisor, Goods Receiving Supervisor, Goods Dispatch Supervisor, Regional Sales Representatives, Sales Assistants, Store Department Supervisors, Customer Care Specialists, Chief Accountant, Costs and Reporting Analyst, Accountants, IT specialist.

“N & N”, sh.p.k. - Agjent shitjesh, menaxher marketingu.

“Vodafone Albania”, sh.a. - Taxation Accountant, Terminals Coordinator, Network Monitoring & Fault Management Engineer, Indirect Channel Account Manager.

“Raiffeisen BANK” - Business Analyst, IT Developer, Sherbim Klientele, Work Out Officer – Corporate Risk Department.

“KPMG Albania” - Junior Assistant Audit

“Tirana International Airport” - Agjent në shërbim të pasagjerit/klientit, specialist IT&T.

“Union Bank” - Shërbim klienti, arkëtar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›