E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në lokal, plagosen mes tyre xhaxhai me nipin

Tiranë

Një sherr në lokal ka sjellë mbrëmë dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Senatoriumit në Tiranë, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 dhe mendohet se ka qenë një konflikt i momentit mes xhaxhait me nipin e tij, ku kanë mbetur të dy plagosur. Sipas të dhënave policore, vetë të plagosurit janë goditur mes tyre, duke i shkaktuar plagë njëri-tjetrit, brenda ambienteve të një lokali. Sapo policia është njoftuar për këtë ngjarje, ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë shoqërimin e të pranishmëve, të cilët i ka marrë në pyetje. Burimet policore të komisariatit nr. 1 bënë të ditur se të dëmtuarit janë identifikuar si Ibrahim Dumi dhe nipi i tij, çlirimi, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak. Policia tha se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, ata janë zënë për prona, teksa po hanin darkë. Më pas, njëri ka qëlluar me thikë, ndërsa tjetri i është kundërpërgjigjur, duke e përplasur me makinë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›