Sherr për pronën, një i plagosur, tre në kërkim
Elbasan
Një konflikt pronësie ka përfunduar me plagosjen e një 42- vjeçari dhe shpalljen në kërkim policor të tre personave. Sipas burimeve zyrtare të policisë, është bërë shpallja në kërkim policor për Enea Hysën 22 vjeç, Gramoz Hysën 35 vjeç dhe Ardjan Hysën 44 vjeç, të tre banues në Belsh. Sipas burimit në fjalë, shpallja në kërkim e tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta shtetasin H.T., 42 vjeç, lindur e banues në Elbasan, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. Ndërkohë që policia po punon për kapjen e agresorëve.
#