E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri banal, plagoset me thikë 18-vjeçari



Një 18-vjeçar ka rrezikuar jetën, pasi është plagosur me thikë brenda ambienteve të Drejtorisë Arsimore në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas mesditës së djeshme, në anën tjetër të godinës së Kuvendit Popullor. Sipas burimeve nga policia, i plagosuri është Valden Osmani, nxënës i shkollës së mesme teknike ekonomike. I riu është sulmuar nga një person tjetër, i cili ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për arrestimin e autorit të krimit.

Ngjarja

Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, 18-vjeçari Valden Osmani ka qenë brenda oborrit të Drejtorisë Arsimore, ku po merrej me disa dokumente. Së bashku me të ka qenë një tjetër adoleshent, gjimnazist në shkollën “Kostandin Kristoforidhi”. Ndaj tyre është afruar një person, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka sulmuar adoleshentin, ndërsa ai ishte pranë shkallëve të godinës. Goditja e ka kapur të riun në këmbë. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe roja e objektit. Ai ka kapur agresorin duke u përpjekur ta ndalojë, ndërkohë që ky i ka thënë ta lëshojë, e më pas e ka qëlluar në këmbën e majtë, duke i shkaktuar një plagosje të lehtë. Agresori ka dalë nga godina e ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”, duke u larguar më pas. Ndërkohë që ndaj të riut është dhënë ndihma e parë duke e dërguar atë në spitalin e qytetit. Pas ndërhyrjes së mjekëve, ai e kaluar gjendjen e vështirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet

Sipas burime nga policia, shkak i konfliktit që çoi në plagosjen e të riut, mund të ketë qenë një sherr i nisur për motive banale në ambientet e jashtme të godinës. Më pas, autori i plagosjes e ka ndjekur 18-vjeçarin, ku dhe e ka sulmuar në oborrin e Drejtorisë Arsimore të kryeqytetit. Së bashku me agresorin dyshohet se kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›