E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau dy vetë para 12 vitesh, dënohet me 25 vite burg

BURREL - Gjykata ka dënuar me 25 vjet burg Sali Barçin për një vrasje të dyfishtë të ndodhur 12 vite më parë. Ai u dënua për vrasjen e shtetasit Përparim Ibrahimi (Riza) dhe Artur Gjokola në qershor të vitit 1997, ngjarje e ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit.


Pikërisht pas 12 vitesh lënieje në harresë në një dosje të firmuar "për mungesë autorësh", familjarët e Ibrahimit u kanë kërkuar organeve të larta të shtetit rihapjen e çështjes duke akuzuar personin e dënuar.


Në gjyqin e djeshëm, familjarët e Ibrahimit kanë dëshmuar se që atëherë Sali Barçi kishte kërkuar pajtim me familjen e viktimës duke iu drejtuar normave të Kanunit të malësisë, por nuk është rënë dakord për pajtimin në mes këtyre familjeve, madje pak kohë më vonë, vëllai i Përparim Ibrahimit i vret Sali Barçit djalin e vëllait, dhe ky pas kërkesës së bërë nga familjarët për rihapje të çështjes, rezulton i dënuar.


Pas kësaj vrasjeje, kërkohet sërish pajtim në bazë të rregullave zakonore, por dhe kjo nuk ndodh dhe për këtë arsye Sali Barçi ikën nga Shqipëria për në Angli për të bërë jetë të fshehtë atje. Pikërisht për këtë vrasje të hershme dje përfundoi gjyqi dhe prokuroria kërkoi 25 vite burg për të pandehurin, kërkesë që është kthyer në vendim nga ana e trupit gjykues, edhe pse në mungesë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›