Shirat përmbytin një lagje, Zaranika kanos qytetin
Elbasan
Reshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë përmbytur një pjesë të lagjes të njohur si “N.SH.U” në qytetin e Elbasanit, ndërkaq përroi i Zaranikës, për shkak të shkatërrimit të mureve mbrojtëse të shtratit të tij, po kanos seriozisht qytetin. Në mjaft banesa që ndodhen nëpër katet e para të pallateve të kësaj lagjeje, ka vërshuar uji, ndërsa rrugët kryesore janë bërë të pakalueshme si për këmbësorët edhe për makinat. Situata është rënduar edhe për shkak të dëmtimit të rrjetit të kanalizimeve, çka ka bërë që nëpër rrugë të vërshojnë edhe ujërat e zeza.
#