E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kreu i Komunës Kolsh

Qeveria

Kryeministri Berisha ka vendosur dje të shkarkojë nga detyra edhe kryetarin e Komunës Kolsh të Qarkut të Kukësit, Abedin Uruçin.

“Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e z. Abedin Uruçi nga detyra e kryetarit të Komunës Kolsh të Qarkut të Kukësit, për shkelje të rënda të ligjit”, deklaron vendimi i marrë dje. Burimet bëjnë të ditur se shkarkimi i Uruçit ka ardhur si pasojë e implikimit të tij në afera të drogës dhe prostitucionit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›