“Shkëlqimi i rremë” i Akademisë së Arteve

Nga Anisa Ymeri
Ne dukje madheshtore, pjese e qendres historike te Tiranes, Akademia e Arteve çdo dite perballet me telashet infrastrukturore te cilat nuk mund te mos shnderrohen ne pengese per studente e pedagoge qe çdo dite qendrojne per ore te tera ne ateliere, studio e salla provash.
Prej dekadash ajo nuk i nenshtrohet nje rikonstruksioni teresor me gjithe projektet e paraqitura ne institucionet shqiptare.
Rektori i Akademise se Arteve Petrit Malaj nuk ngurron te shohe ne sy realitetin per te treguar se shumeçka nuk eshte siç duhet ne kete institucion prej nga dalin emrat me te zeshem te skenes shqiptare, prej nga varet e ardhmja e kultures.
Malaj pohon se ‘prej vitesh ekziston nje projekt i mirefillte, per rehabilitimin teresor te godines se Akademise i cili ka shkuar ne institucionet perkatese’.
Dhe behet fjale per nje nga ato projekte qe zgjidhin nje here e mire problematiken e ketij institucioni ne te cilin nuk eshte nderhyre prej dekadash. Godina, koridore e studio me imazh aspak te denje, e kushte aspak te pershtatshme per te kryer mesimin, e ca me pak per te krijuar.
Fakulteti i Arteve te Bukura, ‘perjashtim’
Por kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Fakulteti i Arteve te Bukura, dikur me problematiku tani eshte teresisht i rikonstruktuar, me fonde te mbledhura pak nga pak nga donatore te ndryshem. Nevoja per nder hyrje ishte imediate. Ne atelieret e skulptures jo me larg se 1 vit me pare studentet punonin ne kushte teper te veshtira. Sot, aty ndeshesh me nje tjeter realitet.
Ky realitet ndeshet dhe ne atelieret e Qeramikes e Grafikes apo tekstil-modes. Çdo kend i ketij mjedisi ka pasur te njejtin fat...!
Studiot e muzikes e salla e koreografise
Kjo nuk ndodh me klasat e muzikes ku çdo dite studente dhe pedagoge ju duhet te zhvillojne oret e mesimit. Ne ditet e ftohta te stines se dimrit, te jesh krijues ne ato hapesira eshte thuajse mision i pamundur.
Asnje nderhyrje nuk eshte bere prej dekadash as ne Fakultetin e Artit Skenik. Klasat dhe studiot e provave jane me te njejtat pajisje te trasheguara nga para viteve ‘90-te.
Nje nder sallat me problematike eshte ajo e koreografise ku çdo dite dhjetera studente ushtrohen. Ndeshesh me nje realitet jo te zakonte!
Nevoja per nderhyrje ne mos qofte emergjente, eshte domosdoshmeri per te vetmen shkolle te larte te artit ne vend.
Biblioteka e Akademise
Unike ne Shqiperi eshte edhe Biblioteka e Akademise se Arteve. Aty gjenden partitura te kompozitoreve shqiptare qe prej viteve 1950-te. Drejtuesja e kesaj biblioteke tregon per rendesine e ketij institucioni brenda institucioni.
Drejtoresha e bibliotekes, Miranda Skenderasi tregon se pikerisht per unicitetin e saj, i duhet kushtuar shume vemendje.
Dixhitalizimi i tere fondit te bibliotekes eshte emergjence, pasi vetem keshtu ato mijera kryevepra do te mund te ruhen dhe studentet mund te konsultohen elektronikisht me tere pasurine e saj.
Kesisoj, nese ne pamje te pare gjithçka flet per nje biblioteke me fond te pasur dhe unike, edhe aty investimet jane minimale.
Projekti 5 milione euro
Gjithçka perkthehet ne financim. Projekti per rikonstruksionin teresor te ketij institucioni i cili parasheh te ruaje veçantesite arkitekturore te godines eshte i mirekalkuluar ama fondet mungojne.
Rektori i Akademise, Petrit Malaj rrefen se ‘projekti qe ne kemi paraqitur eshte realizuar nga specialiste te mirefillte, perfshire edhe arkitekte, pasi duhet te mos cenojme arkitekturen e godines. Behet fjale per 5 milion euro. Mund te ngjaje nje shifer e madhe, por kur behet fjale per rehabilitim teresor te akademise, institucionit te vetem te larte te artit ne vend, duhet te mbahet parasysh se DUHET...!’.
Numri ne rritje i studenteve dhe dekadat qe shkojne kerkojne nje shkolle arti qe te shkoje perkrah standardeve te shkollave evropiane te artit. E per kete duhet vemendje pasi aty gjendet e nesermja e artit shqiptar.