E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëndija, zjarr në një banesë te Medreseja

Tiranë

Flakët e zjarrit kanë përfshirë dje një banesë në katin e shtatë të një pallati në zonën e Medresesë në Tiranë. Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar dje në mesditë në drejtim të zonës së Medresesë pas sinjalizimit se tymi i madh kishte përfshirë një apartament pallati. Punonjësit e dy zjarrfikëseve mundën të izolojnë zjarrin që rrezikonte të përfshinte dhe apartamentet e tjera. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake. Fatmirësisht në momentin që ka shpërthyer zjarri, në banesë nuk kishte njeri. Pritet të hetohet më tepër rreth shkaqeve të zjarrit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›