E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohen pesë veta, ndalet protesta për kromin

Bulqizë

Protestat e banorëve të fshatit Vajkal për kromin janë ndërprerë dje, pasi protestuesit kanë marrë garanci nga deputeti i zonës, Selami Xhepa, për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Kështu, deri të hënën e javës së ardhshme, kur pritet ardhja e deputetit Xhepa, protestuesit kanë deklaruar ndërprerjen e protestës, e cila nisi pas krijimit nga ana e qeverisë e Task-Forcës për ndalimin e punës së jashtëligjshme për shfrytëzimin e mineralit të kromit në pjesën jugore të minierës. Ndërsa mësohet se pasditen e së mërkurës janë shoqëruar pesë persona për në Komisariatin e Policisë në Bulqizë, dy prej të cilëve ende nuk janë liruar. Burime nga policia bëjnë me dije se shoqërimi i tyre është bërë pasi kanë hedhur kërcënime e fjalë fyese ndaj forcave të policisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›