E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa të lodhura apo shpresa të humbura?

(Refleksion)
Nga Flamur BËRDËLLIMA 
Një nga njerëzit më të shtrenjtë të jetës sime, ish kryetari i bashkisë, dhe ish ministri Albert Brojka, pasi diskutoi qytetarisht për strukturën e listave të kandidatëve për deputet më thotë me një dhimbje souverne: Mulo, këtë punë e ka marrë lumi, por hajde të rrisim kalamjtë. Një tjetër njëri i shtrenjtë i jetës time, aktualisht dekan i fakultetit të ekonomisë, ish pedagogu im i matematikës kur isha student, Omer Stringa më thotë në formë pyetëse, a thua se unë jam Mesia e politikës: Hë me çfarë do të bëhet? Etj etj
Pra në një masë të madhe shqiptarësh, substrati lëndor i këtyre kandidatëve për deputet, nuk ka sjellë ndonjë gëzim tek njerëzit e thjeshtë. Me sa duket ka kaluar koha kur ti mund të hipnotizoje një njëri apo një masë njerëzish me një diplomë që e ke marrë në Harvard apo në Oxford. Me sa duket populli shqiptar është pjekur në atë farë mase sa tek koncepti politikan të shoh dashurinë që ai ka për Shqipërinë, për dispozicionin e tij për tiu gjetur pranë njerëzve jo vetëm në prag fushatash por për të qenë ndërgjegjja e tyre në parlament. Unë nuk jam një imitator kaup i atyre që flasin nëpër emisionet analitike që janë bërë kaq të dendura këto kohë. Në mënyrë të kithët, si bir i një ish ushtaraku, dhe vetë ushtarak, por edhe si gazetar, dua ti shoh gjerat drejt në sy: Përse shqiptarët nuk u entuziazmuan nga përmbajtja e listave të PS apo PS? Është një handikap ky i njerëzve të thjeshtë? Nuk e besoj. Më duhet ta them për të 1000-ën herë, atë që 1000 vetë e kanë thënë para meje, edhe më bukur: Ore të dashur, njerëzit duan jetën jo përrallat. Duan të kenë një siguri. Që liria me këto lista është ngushtuar, këtë nuk ka nevojë ta thotë Dash Shehu, miku im. Unë po pyes qetësisht në faqet e kësaj gazete të nderuar: Ore, mos po vjen një diktaturë e qelbur e dy njerëzve që quhen Sali Berisha dhe Edi Rami?
Dhe Fatosi, aty në hije si ÉMINENCE gri, që fërkon duart për postin e ardhshëm të Presidentit? Guxoj si qytetar dhe gazetar të pyes:
- Mos këta politikanë jetojnë në një planet tjetër, larg interesave të popullit?
Nuk e di, të dashur lexues të kësaj gazete të nderuar, a keni bërë ndonjëherë bisede me njerëz të thjeshtë siç Jenny dhe ju, se Përse kaloi kaq shpejt entuziazmi i futjes se Shqipërisë në NATO? Mua nuk më duhet artikulimi që do të ketë parlamenti ynë i ardhshëm. Shumë njerëz, duke ndjekur edhe shkrimet e mija në këtë gazetë, më thonë:
MULO, KUSHDO PARTI QË TË FITOJË, POPULLI PRAPË DO TË HUMBASË.
Kjo është si ti futësh një shtizë të nxehtë në zemër. Tregon se përtej statistikave mburravece nëpër Media, njerëzit i kanë të lodhura shpresat e tyre. NË MOS TË HUMBURA. Po pse kaq tepër qenkemi ne shqiptarët? Të jetë kaq stresive jeta jonë, për hir të 140 vetave që na u quakan politikanë. Hej dreq o punë!
Nuk mund të ishte më e thjeshtë kjo jeta jonë? Çështë kjo patologji gati Hitleriane ndaj pushtetit, që dy vetë si dy këndesa bëkan ligjin në Shqipëri? Mos mor Zot! Ti nuk mund të guxosh të thuash një shprehje ndryshe (pale më kundër) se je automatikisht i përjashtuar nga listat. Dhe vijnë ca anonimë. Ore, djali im, Ledio, ka marre çmimin e parë për programimet kompjuterike. Ta bëjmë deputet? Çfarë janë këto idiotllëqe dhe bomba tymuese që i hidhen këtij populli me këto lista teknokratësh me diploma. Po ju them një detaj për tju treguar se sa i emancipuar është populli ynë.
I thotë një ish drejtor Medie një shoku të tij:
- Isha në Amerikë
Tjetri iu përgjigj:- Edhe unë isha në Bërxullë
I pari vazhdoi: - Ah kam parë një alamet diskoje atje
I dyti vazhdoi:- Edhe unë piva kafe me Diko Zeqon, ish komandantin e batalionit të sigurimit.
Pra njerëzit e dinë që jeta është më e thjeshtë. Dhe ka sensin dhe tendencën e barazimit. Dhe zaten kjo i jep shpresë. Shpresë që po e tronditin apo po e humbasin këto listat e kandidatëve për deputet që kanë demonstruar dy krerët tanë të politikës së madhe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›