E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ofron bursa studimi dhe ekspertë policorë

Ministri i Jashtëm Meta, në Afganistan

1060 trupa, prej të cilave 251 në zonat më të ndjeshme, janë përfaqësimi i Shqipërisë në Afganistan. Ky kontingjent njerëzor që i jep simbolikë domethënëse kontributit shqiptar në luftën kundër terrorizmit të NATO-s, është vlerësuar dje nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i cili mori pjesë në Konferencën për Sigurinë e Afganistanit në Kabul. Duke folur për situatën në këtë vend dhe parashikimet optimiste që flasin për një tranzitim final të pushtetit dhe kontrollit ndaj afganëve, numri dy i qeverisë shqiptare ka renditur edhe rolin e Shqipërisë në këtë përpjekje të madhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Si shenjë e rëndësisë që ne i kushtojmë zhvillimet civile në Afganistan dhe krijimit të kapaciteteve nga ana e tij, vendi im do të ofrojë 100 bursa studimi për studentë afganë dhe do të caktojë 30 ekspertë në kuadrin e Ekipeve Operative të Kujdestarisë Policore, Ekipeve Ndërlidhëse, Ekipeve Provizore të Rindërtimit dhe Misionit të Trajnimit të NATO-s në Afganistan”, tha Meta gjatë fjalës së rastit. Ai ka theksuar se kalimi i administrimit të vendit tek afganët është i pakthyeshëm, një rast ky që aktualisht ngjan me me Kosovën, e cila është ende nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›