E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë të arrestuar

Mbrëmë, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasi Armand Arjan Moqi, 21 vjeç, banues në fshatin Sharrë, ndërkohë që ka filluar procedimi penal për shtetasit Kreshnik Aqif Daci, 24-vjeç, dhe shtetasin S.Doçi, 17-vjeç.

 Arrestimi i shtetasit Armand Moqi dhe procedimi dy shtetasve të sipërcituar u realizua pasi mbrëmë rreth orës 20.00 në fshatin Sharrë të Komunës Vaqarr, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Moqi dyshohet se ka plagosur rëndë me mjete të mprehta (thikë) shtetasin Kreshnik Daci, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë ndërsa ka plagosur lehtë edhe shtetasin Sokol Doçi. Po kështu, gjatë këtij konflikti është plagosur lehtë dhe vetë shtetasi Armand Moqi dhe nga shtetasit Kreshnik Daci dhe Sokol Doçi.
 
Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe 4 adoleshentë të akuzuar për vjedhje. Në pranga ranë E. Zekolli, 17-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar 3 herë për veprën penale të vjedhjes,  E.Dyrmishi, 17-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, R. Beqiri, 16-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar 2 herë për vjedhje,  si dhe  D.Muçaj, 14-vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse këta shtetas janë kapur në flagrancë në rrugën “Ali Kelmendi”, nga Patrulla e Përgjithshme, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kane vjedhur një sasi pijesh freskuese në një supermarket.

Pas një hetimeve të kryer në ngarkim të tyre, rezultoi se këto shtetas dyshohet të jenë autor të një sërë vjedhjesh të banesave dhe supermarketeve të ndodhura në kohë e zona të ndryshme në Tiranë. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-08-17 15:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›