Si u njoha me Nërmine Falancën, mbesën e Ismail Qemalit
Nga Prof. Pllumb A. Çabej
Një paradite më erdhën dy njerëz të mbajtur mire. Si u përshëndetëm, më thanë: "A mund të shohim për ndonjë libër"? Më gjithë qejf ju thashë. Ata nisën të kërkojnë nëpër raftet e librarisë. Ndërsa unë nisa të nxjerr nga nënbanaku disa libra të vjetër historikë që i mbaja për klientët e mi që merreshin me studime. Duke parë librat, njëri më pyeti Çabej me tha. SI urdhëron i thashë. Kemi qenë dhe herë tjetër këtu? Atë ditë kur ishim këtu, ndodhej dhe Petro Ladi, që punon në televizor. Nuk di pse u hëngrët më të. Atëherë mu kujtua. I thashë të më sillte në librari Zonjën Nërmine Falancën,mbesën e Ismail Qemalit, ose të më jepnin numrin e saj të telefonit. Doja të bisedoja me të për punën e të ndjerit, Ismail Qemali. Kisha një libër për të që ishte botuar në Boston të Amerikës. Mirëpo plasi duke me gënjyer. Jo këtë radhë harrova, jo po radhën tjetër kur të vijë etj. Po ti nuk e di se Petro Ladi është mashtrues? A ke nevojë për Nërmine Falancën? Po ju thashë. Shko se e ke ne hotel Ronkën me thanë. Sa e lamë aty,ku e shoqëronte një nga zonja Tafaj me gjithë një tjetër. Më tërë mend e keni, ju thashë. Po, më tha njëri prej tyre. Nuk jemi Petro Ladi. Si bëra llogarinë e librave dhe ja u futa në borsë, më lanë lamtumirën. Me librin e Ismail Qemalit në xhep, mbylla librarinë. I rashë parkut Rinia mes përmes, kalova në anë të kryeministrisë dhe që hyra në hotel Ronkën Me anën e një kamerieri munda ta gjej Nërmine Falancën. Po ju kush jeni, më pyeti. Pëllumb Çabej, i thashë. Kam librarinë pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Përse mund të bisedojmë, tha ajo. Për problemin e një libri, për Ismail Qemalin, që është botuar para shumë vjetësh në Boston të Amerikës, i thashë. Është libër mjaft interesant, sidomos për shqiptarët. Është libër që botohet për të parën herë këtu. Mirëpo dy shoqet që e shoqëronin u ngritën për të ikur. Rrini ju thashë, mos u largoni, një bisedë për librin kisha. Mirëpo ato u ngritën dhe vanë në tavolinën tjetër që ishte bosh. Nërminja më ftoi të ulesha duke porositur dhe një kafe. Si e biseduam bashkë, ku unë i fola për rëndësinë e librit, nisëm ta shfletojmë pothuajse në çdo faqe. Më në fund më tha se mua ma kishte qejfi për sponsor. Libri është i mirë dinjitoz, po është puna se për sponsorizimin e tij nuk kam para. Të 5 milion dollarët ia dhashë qeverisë tuaj, sepse mi kërkuan për të ndihmuar popullin e Kosovës.
Ajo nxori që nga çanta një kartëvizitë dhe më tha, pas dy muajsh me merr ne telefon se çdo bëjmë? Këtu e dy muaj është larg Zonja Nërmine, i thashë. Koha nuk pret. Për kohë që thoni ju është tepër larg. Dikush mund ta botojë para meje. Kështu u ndava me Nërmine Falancën, mbesën e Ismail Qemalit, duke i lënë lamtumirën njëri-tjetrit. Kartëvizitën ia lashë mbi tavolinë. Dhe sa për popullin e Kosovës, i thashë se ke bërë një urë në det. Për këtë të mos jesh pishman. Tani sjell ndërmend se siç ma bëri me sëpatë me gojën e saj zonja Nërmine Falanca të 5 milionët siç mi kërkuan ua dhashë qeverisë tuaj ndihmë për popullin kosovar, nuk dihet se kjo shumë ra me të vërtetë në udhëheqjen kosovare, apo u futen ne xhepat e qeverisë sonë? Pas ca kohësh mora vesh se Nërmine Falanca kishte vdekur.
Last Updated on Saturday, 14 February 2009 13:57