E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët kuksianë, protestë te tuneli

Kukës

Pas Kongresit, socialistët kuksianë do t’u rikthehen protestave dhe do ta nisin gjeografinë e tyre nga portali verior i tunelit të Kalimashit. Përveç parullave për një transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, si dhe ato kundër korrupsionit në tërësi, socialistët e këtij rrethi do të kërkojnë edhe transparencën e projektit për këtë vepër me rëndësi mbarëkombëtare. Madje mësohet se një protestë e tillë ka qenë e parashikuar më parë, por u shty për shkak se data e caktuar përkonte me ditën e manifestimeve të përkujtimit të krizës së Kosovës. “Sapo të mbarojmë kongresin në Tiranë, do të rinisim aktivitetin tonë të protestave dhe aty nga fundi i javës ne do të marshojmë në protestë pikërisht te hyrja e tunelit”, ka thënë deputeti socialist, Asllan Dogjani, duke shtuar se do të kërkohet nga qeveria transparencë e punimeve të tunelit, të shpenzimeve që janë bërë dhe po bëhen për të, si dhe do të kërkohet të shpejtohen punimet për të mos i sorollatur udhëtarët.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›